Bismilah...

Nga Dijetari i Nderuar: Shejkh Rabiij' bin Hadij el-Medkhalij


Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirëshmit, Mëshirëplotit Të gjitha falenderimet janë për Allahun, lavdërimi dhe bekimi qoftë mbi të Dërguarin e Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi këdo që ndjek udhëzimin e tij.

Në vazhdim: Vërtet, është transmetuar dhe përhapur nga mediat televizive, gazetat dhe faqet e internetit se Papa i Vatikanit, Benedikti i 16-të ka sulmuar me gojën e tij Islamin dhe të Dërguarin e Allahut, Muhamedin (mbi të qoftë lavdërimi dhe bekimi). Ai ka përshkruar Muhamedin (paqja dhe bekimi qoftë mbi të) ndërkohë që mesazhi i tij është kaq i lig dhe kaq vulgar në të menduar! Dhe kjo është një çështje e çuditshme, befasuese dhe bie në kundërshtim me logjikën, intelektin dhe realitetin e Islamit të pastër. Ai është Islami të cilin e solli Allahu për ta nxjerrë njerëzimin nga errësira
në dritë, nga padrejtësitë e feve për në drejtësinë e Islamit, gjë që është dëshmuar madje edhe nga njerëzit intelektualë të armiqve të tij. Unë nuk po e zgjas me lavdërimin e Islamit dhe të Dërguarin e Islamit sepse padyshim bota është e mbushur me të tilla lavdërime dhe libraritë janë përplot me to. Prandaj po e përmbledh fjalën time duke thënë:...