Bismilah...

 


 

Komisionit të Përhershëm për Hulumtime dhe Vendime Fetare [1], i cili përbëhet nga disa prej personaliteteve më të shquara të Fesë Islame, i është drejtuar kjo pyetje:

 

“Ka disa njerëz që thonë se shumë kohë më përpara njeriu ishte majmun dhe pastaj ai evoloi (në njeri). A është e saktë kjo, dhe nëse po, kush është argumenti?”

 

Komisioni i Dijetartëve u përgjigj si më poshtë:

 

“Kjo thënie nuk është e saktë, dhe argument që vërteton pasaktësinë e saj është ajo që ka shpjeguar Allahu në Kur'an rreth fazave të zhvillimit në krijimin e Ademit (Adamit). Allahu i Lartësuar ka thënë:

 

 

 

إِنَّ مَثَلَ عِيسَى عِنْدَ اللَّهِ كَمَثَلِ آدَمَ خَلَقَهُ مِنْ تُرَابٍ

 

“Vërtet, shembulli i Isait (Jezusit) tek Allahu është si shembulli i Ademit (Adamit): Ai e krijoi atë prej dheu.” [Ali Imran, 59]

 

Pastaj, ky dhé u njom derisa u bë baltë e fortë dhe ngjitëse, të cilës mund t’i japësh formën që dëshiron. Kështu, Allahu i Lartësuar tha:

 

وَلَقَدْ خَلَقْنَا الإنْسَانَ مِنْ سُلالَةٍ مِنْ طِينٍ (١٢)

 

“Dhe sigurisht që Ne e krijuam njeriun (Ademin) nga një copë balte.” [Mu’minun, 12]

 

Dhe Allahu i Lartësuar ka thënë:

 

فَاسْتَفْتِهِمْ أَهُمْ أَشَدُّ خَلْقًا أَمْ مَنْ خَلَقْنَا إِنَّا خَلَقْنَاهُمْ مِنْ طِينٍ لازِبٍ (١١)

 

“Vërtet, Ne i krijuam njerëzit nga balta ngjitëse.” [Saffat, 11]

 

Pastaj ajo u shndërrua në baltë të zezë. Allahu i Lartësuar ka thënë:

 

وَلَقَدْ خَلَقْنَا الإنْسَانَ مِنْ صَلْصَالٍ مِنْ حَمَإٍ مَسْنُونٍ (٢٦)

 

“Vërtet që Ne e krijuam njeriun prej argjilës, prej baltës së zezë e të lëmuar.” [Hixhr, 26]

 

Pastaj, kur ajo u tha, ajo u bë si argjila e poçerisë.

 

خَلَقَ الإنْسَانَ مِنْ صَلْصَالٍ كَالْفَخَّارِ (١٤)

 

“Ai krijoi njeriun nga balta e argjilës si balta e poçerisë.” [Rrahman, 14]

 

Dhe Allahu i dha njeriut atë formë që deshi Ai dhe pastaj fry në të shpirtin të cilin Ai e krijoi posaçërisht për të. Allahu i Lartësuar ka thënë:

 

وَإِذْ قَالَ رَبُّكَ لِلْمَلائِكَةِ إِنِّي خَالِقٌ بَشَرًا مِنْ صَلْصَالٍ مِنْ حَمَإٍ مَسْنُونٍ (٢٨)

 

“Kur Zoti yt u tha engjëjve: Unë do të krijoj një njeri prej baltës së thatë të marrë nga balta e zezë pa formë.” [Hixhr, 28]

 

Dhe Allahu i Lartësuar ka thënë:

 

فَإِذَا سَوَّيْتُهُ وَنَفَخْتُ فِيهِ مِنْ رُوحِي فَقَعُوا لَهُ سَاجِدِينَ (٢٩)

 

“Kështu, kur t’i jap formën dhe t’i fryj prej shpirtit që Unë e krijova enkas për të, ju t’i përuleni atij në sexhde.” [Hixhr, 29]

 

Këto janë fazat në të cilat ka kaluar krijimi i Ademit (paqja qoftë mbi të) sipas Kur'anit.

 

Kurse sa i përket fazave të zhvillimit/evolimit në të cilat kanë kaluar pasardhësit e Ademit, atëherë Allahu i Lartësuar ka thënë:

 

وَلَقَدْ خَلَقْنَا الإنْسَانَ مِنْ سُلالَةٍ مِنْ طِينٍ (١٢)ثُمَّ جَعَلْنَاهُ نُطْفَةً فِي قَرَارٍ مَكِينٍ (١٣)ثُمَّ خَلَقْنَا النُّطْفَةَ عَلَقَةً فَخَلَقْنَا الْعَلَقَةَ مُضْغَةً فَخَلَقْنَا الْمُضْغَةَ عِظَامًا فَكَسَوْنَا الْعِظَامَ لَحْمًا ثُمَّ أَنْشَأْنَاهُ خَلْقًا آخَرَ فَتَبَارَكَ اللَّهُ أَحْسَنُ الْخَالِقِينَ (١٤)

 

“Me të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun nga një copë baltë ngjitëse. E pastaj e bëmë atë pikë sperme dhe e vendosëm në një vend të sigurt(në mitrën e nënës).E mandej, pikën e spermës e bëmë copë gjaku të ngjizur, e pastaj e bëmë copëz mishi pa formë; mandej, me atë mish bëmë eshtrat, pastaj i veshëm eshtrat me mish dhe pastaj e bëmë atë(njeriun)krijesë tjetër(duke i futur shpirtin).Pra, i Lartësuar është Allahu, Krijuesi më i përsosur!” [Mu’minun, 12-14]

 

Ndërsa për gruan e Ademit, Havaja (Eva), Allahu i Lartësuar ka sqaruar se Ai e krijoi atë nga Ademi. Kështu, Allahu i Lartësuar ka thënë:

 

يَا أَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُمْ مِنْ نَفْسٍ وَاحِدَةٍ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَبَثَّ مِنْهُمَا رِجَالا كَثِيرًا وَنِسَاءً

 

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra.” [Nisa, 1]

 

Dhe suksesi vjen vetëm nga Allahu.” [2]

 

Dijetari i shquar Musliman, Muhamed bin Salih el-‘Uthejmin [3] është pyetur për mendimin e Islamit rreth teorisë së evolucionit dhe origjinën e njeriut, dhe ai u përgjigj:

 

“Kjo thënie - që origjina e njerëzimit është nga majmuni - nuk është e saktë. Dhe të besosh në këtë thënie ështëkufër(mosbesim) sepse kjo mohon Kur'anin. Për arsye se Allahu i Lartësuar ka sqaruar se origjina e njerëzimit ishte nga dheu, kur Ai shpjegoi krijimin e Ademit (paqja qoftë mbi të) dhe ai ishte babai i njerëzimit. Pastaj Allahu i bëri pasardhësit e tij nga argjila dhe balta. Kurse këto krijesa që njihen si shimpaze apo majmunë janë nga specie të tjera që janë të krijuara. Pra, ato janë krijesa që kanë ardhur në ekzistencë në mënyrë të natyrshme në këtë formë. Allahu i Madhëruar e i Lartësuar i solli ato në ekzistencë në këtë formë, ashtu siç bëri me gomerët, qentë, mushkat, bletët, devetë, lopët, delet, gazelat, pulat e krijesat e tjera.

 

Dhe nuk i lejohet askujt... më saktë, nuk i lejohet asnjë shteti që vetëquhet shtet Islamik që ta pranojë këtë teori nëpër shkollat e tij. Por, është obligim mbi shtetin Musliman që ta heqë atë (teori) nga shkollat e tij, sepse nëse nxënësi rritet me një besim të tillë që në fëmijërinë e tij, atëherë ai do ta ketë shumë të vështirë që ta braktisë atë. Madje, unë nuk mendoj se lejohet që ajo (teori) të futet nëpër shkolla, edhe sikur të ishte për ta refuzuar atë dhe për ta shpallur të si të pavërtetë. Ajo duhet të shpallet e pavërtetë pa qenë nevoja që ajo të futet në sistemin shkollor, sepse që ta ngresh diçka dhe pastaj të përpiqesh që ta hedhësh poshtë atë, ky është shkatërrim. Por, fillimisht ajo nuk duhet të pohoet si e vërtetë, pastaj ata duhet të përpiqen që të bëjnë të ditur pavërtetësinë e saj.

 

Dhe është obligim mbi shtetin Islamik që t’u japë një pamje tjetër kurrikulave dhe programeve mësimore që ka ai, dhe t’i bëjë ato në përputhje me Librin e Allahut (d.m.th. Kur'ani) dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) në mënyrë që Allahu ta rikthejë Popullin Islamik në shkëlqimin dhe nderin që kanë patur më përpara.” [4]

 

Në refuzimin e njëfarë Kasimi i cili u përpoq që të justifikonte teorinë e evolucionit, dijetari i madh ‘Abdur-Rrahman bin Nasir es-Sa’di [5] ka thënë:

 

“Dhe ky njeri qenka trim dhe e paska braktisur atë që na kanë njoftuar të Dërguarit dhe Librat Qiellorë. Ai ka ndjekur rrugën e ateistëve natyralistë të cilët kanë formuar një teori imagjinare të quajtur Teoria Perëndimore e Darvinizmit. Ajo teori anon nga pretendimi që njeriu evoloi nga majmuni...

 

Madje edhe njerëz të tjerë (shkencëtarët) u kanë gjetur gabime atyre, e të mos përmendim këtu kundërshtimin që i bëjnë ata të Dërguarve dhe ndjekësve të tyre...

 

Dhe kjo teori - krahas refuzimin që përmban ajo ndaj të gjitha Librave Qiellorë dhe të Dërguarve - është nga shpifjet më të këqia dhe qëndron shumë larg nga të vërtetat reale.

 

E çfarë rruge i ka çuar ata tek kjo shpifje e pabazë? E si e vërtetojnë ata këtë guxim që kanë? Sidoqoftë, Allahu e ka refuzuar, e Ai veçse ka për t’i poshtëruar ata që e kundërshtojnë me kryeneçësi Fenë e Tij duke mohuar Atë dhe të Dërguarit e Tij.” [6]

 

 

 

Fundnota:

[1]Komisioni i Përhershëm për Hulumtime dhe Vendime Fetarepërbëhet nga ajka e Dijetarëve të Botës Islame. Ai u themelua në Arabinë Saudite nga një dekret mbretëror numër 137/1 më datë 08/07/1391 Hixhrij (29/08/1971 E.K.). Mes funksioneve të tjera që kryen ky komision është që të përgatisë tema për hulumtim, të cilat kalojnë më pas për t’u diskutuar në Këshillin e Dijetarëve të Mëdhenj, si dhe të japin vendime fetare për çështje individuale.

[2] Shiko:Fetaua el-Lexhnetud-Da’ime(Rijad: Dar en-Nuha, 1412 Hixhrij - 1996 E.K) vëll. 1, n. 5167. Është firmosur nga:Kryetar: ‘Abdul-‘Azijz bin ‘Abdullah bin Baz;Nënkryetar: ‘Abdur-Rrazzak ‘Afijfi;Anëtar: ‘Abdullah el-Gudejan;Anëtar: ‘Abdullah bin Ku’ud.

[3]Muhamed bin Salih el-‘Uthejmin: Ai ka dhënë mësim bazat themelore të Fesë në Fakultetin e Sheriatit (Ligjit Islamik) në Universitetin Islamik Imam Muhamed bin Su’ud. Ai ishte gjithashtu një anëtar i Këshillit të Dijetatëve të Mëdhenj të Arabisë Saudite, si dhe Imam e ligjërues në xhaminë e madhe të qytetit ‘Unejze. Ndërroi jetë ditën e Enjte më 10 Janar të vitit 2001 E.K. në moshën 74 vjeçare.

[4] Shiko: Muhamed bin Salih el-‘Uthejmin,Nur ‘ala ed-Darb(n. 55).

[5]‘Abdur-Rrahman bin Nasir es-Sa’di: Ai e mësoi Kur'anin dhe u specializua në shkencat e recitimit të Kur'anit përpara se të arrinte moshën 11 vjeçare. Më pas, ai u angazhua në kërkimin e diturisë Islamike duke studiuar me dijetarët e qytetit të tij dhe ata që vinin për vizitë aty. Ai ka shkruajtur libra në fusha të ndryshme të Islamit, përfshi këtu edhe një komentim të mrekullueshëm të Kur'anit. Ai ndërroi jetë në vitin 1955 E.K.

[6] Shiko: ‘Abdur-Rrahman bin Nasir es-Sa’di,Tenzih ed-Din ue Hameletuhu

 

 

 

Përktheu: Alban Malaj