💠 Mbreti Konstantin dha urdhër që asnjë Jehud të mos banojë në Bejtul-Makdis dhe as të mos kalonin pranë tij. Ai që nuk bëhej i Krishterë, vritej. Si rrjedhojë, shumë Jehudë u bënë të Krishterë dhe kështu feja Krishtere mbizotëronte.
Dikush i tha mbretit Konstantin: “Jehudët po konvertohen nga frika se mos vriten, kurse ata akoma vazhdojnë të qëndrojnë në fenë e tyre!”
Atëherë mbreti tha: “Si ta marrim vesh ne këtë gjë?”
Patriarku Pal tha: “Derri është ndaluar në Teurat, kurse Jehudët nuk e hanë mishin e derrit.”
Kështu, mbreti urdhëroi që të therren derrat, të gatuhet mishi i tyre dhe t’u jepet atyre të hanë nga ai mish. Ai që nuk hante mish derri, nga kjo kuptohej se ai që dukej nga jashtë si i Krishterë, në realitet ishte akoma në fenë e Jehudëve.
Mbreti i tha: “Nëse derri është i ndaluar në Teurat, atëherë si na lejohet neve që të hamë mishin e derrit dhe t’i ushqejmë njerëzit?”
Patriarku Pal i tha mbretit: “Zotëria ynë Mesihu, ka shfuqizuar çdo gjë që gjendet në Teurat dhe ka sjellë një ligj tjetër, një Teurat të ri, e ai është Inxhili. Në Inxhilin e shenjtë thuhet: ‘Çdo gjë që futet në bark nuk është e ndaluar dhe nuk ndot, porse njeriu është ai që ndot me ate që nxjerr nga goja.’” (Mateu, 15/11, Marku 7/15)
Apostulli Pal, në letrën e parë drejtuar banorëve të qytetit të Efesianëve, thotë: “Gjellët janë për barkun dhe barku është për gjellët.” (Korintasve, 6/13)
Po ashtu është shkruar në “el-ibriksis” do të thotë lajmet e dishepujve (veprat e apostujve): “Pjetri, udhëheqësi i dishepujve (hauarijunëve) të Krishtit, ishte në qytetin Jafa në shtëpinë e një regjës lëkurësh i cili quhej Simon (ndryshe quhej edhe Pjetër) dhe Pjetri ishte ngjitur në mesditë në terracën e shtëpisë që të lutej. Ai pati një vegim ku pa qiellin e hapur dhe papritmas një pëlhurë zbriti nga qielli dhe zbriti në tokë. Në këtë pëlhurë shkruante: ‘Çdo kafshë katërkëmbëshe mbi tokë, shtazët dhe shpendët e qiellit.’ Atëherë, ai dëgjoi një ze që i tha: ‘Ngrihu, o Pjetër! Ther dhe ha.’ Por Pjetri tha: ‘O Zot, unë nuk kam ngrënë kurrë asgjë të papastër e të ndyrë!’ Një zë i tha për së dyti herë: “Çdo gjë që e ka pastruar Allahu nuk është e ndyrë.” Kurse në një tekst tjetër qëndron: ‘Atë që Allahu e ka bërë të pastër, ti mos e quaj të papastër.” Pastaj i erdhi njëjti zë për të tretën herë me të njëjtat fjalë. Pastaj pëlhura u ngrit në qiell. Kështu, Pjetri u çudit nga kjo dhe mbeti i hutuar me këtë vegim që pati.’ (Veprat e Apostujve, 10/5-17) Duke u bazuar te kjo që ndodhi dhe ajo që ka thënë zotëria ynë Mesihu në Inxhilin e shenjtë, Pjetri dhe Pali urdhëruan të hamë çdo kafshë katërkëmbëshe, duke u nisur nga derri dhe të gjitha kafshët që janë të lejuara për ne.’”
Kështu, mbreti urdhëroi që të theren derrat, të gatuhet mishi i tyre, të ndahen në copa të vogla dhe të vendosen para dyerve të kishave në të gjithë territorin e mbretërisë së tij në ditën e diel të Pashkëve. Çdonjëri që dilte nga kisha, i jepej një copë nga mishi i derrit. Ai që nuk e hante atë, vritej. Me këtë rast, u vranë shumë njerëz. [1]
💠 Ibën Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë, në një libër tjetër të tij në lidhje me Palin thotë: “Dijetarët kanë përmendur se origjina e Rafidizmit ishte nga zindiku Abdullah bin Seba, i cili shfaqej si Muslimanë kurse fshehte përbrenda Jehudizmin dhe kështu u përpoq të shkatërrojë Islamin. Njëjtë siç bëri Pali që shfaqej si i Krishterë por në realitet ai ishte Jehudi, dhe ai e ndryshoi fenë e të Krishterëve.” [2]
_______________
[1] Burimi: El-Xheuab es-Sahih, 3/151,
[2] Burimi: Mexhmu’ul-Fetaua, 28/483
Përktheu: Jeton Shasivari