Burimi: Bedai’ul-Feuaid,2/441-442
Në Suren el-Fatiha, Allahu i ka përmendur ata me të cilët është i zemëruar (el-magdubi alejhim, Jehudët) përpara se t'i përmend të devijuarit (ed-daal-lin, të Krishterët), kjo për disa arsye:
E para: Jehudët kanë ardhur përpara të Krishterëve.
E dyta: Jehudët ishin afër Pejgamberit ﷺ dhe ishin fqinjët e tij në Medine. Për këtë arsye, shikon se Allahu flet në Kuran më shumë për Jehudët sesa për të Krishterët, siç janë Suret el-Bekare, el-Maideh, Al-Imran, si dhe Sure të tjera.
E treta: Kufri i Jehudëve është më i rëndë se kufri i të Krishterëve. Për këtë arsye, hidhërimi, mallkimi dhe dënimi për Jehudët janë më specifik, sepse kufri i tyre është si rrjedhojë kokëfortësisë dhe tejkalimit të kufijve. Kështu që, paralajmërimi kundër rrugës që ndjekin Jehudët dhe largimi nga rruga e tyre, është më i rëndësishëm që t’i jepet përparësi dhe është detyrë më e madhe. Ata që dënohen për shkak të paditurisë, nuk janë njësoj me ata që dënohen për shkak të diturisë dhe kokëfortësisë.
E katërta: E kjo është arsyeja më e bukur. Në fillim, Allahu i përmend ata të cilëve u ka dhuruar begati (en’amte alejhim), kurse zemërimi është e kundërta e dhënies së begatisë. Kjo sure ka shtatë ajete në të cilën përmendet një gjë dhe e kundërta e saj. Pra, përmendja e atyre me të cilët Allahu është i zemëruar bashkë me ata të cilët Allahu i ka begatuar, është një krahasim dhe një kontrast që nuk do të ishte nëse do të përmendeshin në fillim të devijuarit (të Krishterët). Pra, kur ne themi “Njerëzit ndahen në njerëz që Allahu i ka begatur dhe njerëz me të cilët Allahu është i zemëruar me ta. Ti ji prej atyre që Allahu i ka begatuar!” është më e mirë se të thuash “Njerëzit ndahen në njerëz që Allahu i ka begatuar dhe në njerëz të devijuar.”
Përktheu: Jeton Shasivari