Autor: Shejkh Sulejman Rruhejli
Dhe prej shenjave të kësaj rruge, është që ta dish me siguri se Kur'ani është shërim. Kur'ani në të vërtetë është shërim! Kur’ani nuk është ilaç, por Kur’ani është shërim! Njeriu mund të shërohet për shkak të ilaçit dhe mund të mos shërohet, ndërsa Kur’ani është shërim i sigurtë. Është shërim për sëmundjet trupore dhe shpirtërore.
Ta dish me siguri dhe pa asnjë dyshim, se me Kur’an shërohet zemra jote! Pra, ti e lexon Kur’anin, e di këtë gjë dhe e beson atë, sepse Allahu ka thënë:
﴿وَنُنَزِّلُ مِنَ الْقُرْآنِ مَا هُوَ شِفَاءٌ وَرَحْمَةٌ لِّلْمُؤْمِنِينَ وَلَا يَزِيدُ الظَّالِمِينَ إِلَّا خَسَارًا﴾
“Ne ta Zbritëm ty (o Muhammed) Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët. Ndërsa zullumqarëve (jobesimtarëve) nuk u shton gjë tjetër përveç se humbje.” [El-Isra, 82]
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Servet Mata