Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: Sahab.net

“Allahu Subhanehu ue Te’ala e zbriti këtë Kur'an që të lexohet dhe të punohet me të, dhe nuk e zbriti që të hidhet në libra e faqe dhe të ruhet nëpër rafte e dollape. Por e zbriti që ai të lexohet natën dhe ditën. Sa herë që i jepet mundësia Muslimani e lexon atë. Dhe kanë përmendur Ulematë se Sahabët (radij-Allahu ‘anhum) e ndanin Kur'anin në pjesë dhe e lexonin netëve, në namazin e natës. Prej tyre kishte që e përfundonin leximin e tij për tre netë, prej tyre kishte që e përfundonin për shtatë netë dhe prej tyre kishte që e lexonin për dhjetë netë. Dhe kufiri i fundit për ndarjen e Kur'anit është tridhjetë ditë. Për çdo ditë lexohet nga një xhuz. Për çdo ditë dhe natë që i kalon robit, ai ka lexuar një xhuz nga Kur'ani. Ky është kufiri i fundit. E nëse lexon më shumë se aq, atëherë kjo është akoma më e mirë. Për dhjetë, për tre, për shtatë... kjo është akoma më e mirë.

Por ama, nëse atij i kalon i gjithë muaji dhe ai nuk e ka përfunduar leximin e të gjithë Kur'anit, atëherë kjo është lënie pas dore... kjo është lënie pas dore dhe braktisje e Kur'anit.

Braktisja e Kur'anit është në forma të ndryshme, e prej tyre është braktisja e recitimit të tij dhe braktisja e të punuarit me Kur'anin.”

Përktheu: Alban Malaj