Bismilah...

Autor: Shejkh Mukbil Ibën Hadij el-Uadi’ij

Burimi: http://www.muqbel.net/fatwa.php?fatwa_id=3459

Burimi: [Kam’ul-Mu’anid, 2/326]

Pyetje: Një burri i vdiq babai, dhe ai i dha dikujt një shumë prej njëqind rijalësh, që ai të lexojë Kur`anin me nijetin që shpërblimi të shkojë për babain e tij. Çfarë gjykimi ka marrja e këtyre parave dhe a i shkon të vdekurit ky shpërblim?

Përgjigje: Kjo gjë është bidat dhe nuk është vërtetuar nga Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue ‘ala Aalihi ue sel-lem – kur i vdiq vajza e tij, Zejnebja, kur i vdiq djali i tij nga Maria, kur vdiq Hamzah, kur vdiq ‘Uthman Ibën Ma’dhun apo kur vdiq një grup Sahabësh, që ai të thoshte: “Këto njëqind të holla merri që të lexosh Kur`anin me qëllim që t’i shkojë shpërblimi filanit.” Kjo është hile për të marrë paratë e njerëzve rrejshëm.

Kurse hadithi:

إن أحق ما أخذتم عليه أجراً كتاب الله

“Me të vërtetë, shpërblimi më i merituar për ju është ai që merrni me Librin e Allahut.”

Ky është hadith sahih, mirëpo ai kufizohet në shkakun e tij, për shkak të argumenteve të tjera, që është rrukja.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj