Bismilah...

Autor: Shejkh Muhammed Nasirud-Diin el-Albanij

Burimi: Silsiletul-Hudaa uen-Nuur, n.241

 

 

Pyetje: Për sa i përket Librit të Allahut – ‘Azze ue Xhel-le –, a ndryshon tefsiri i tij në çdo kohë, nga kohët e mëparshme?

 

Shejkh Albani: Kurrë, ky është devijim i qartë! Nuk lejohet që të luash me tefsirin e Kur`anit. Kur`ani është ashtu siç ka Thënë i Lartësuari në Kur`an:

وَأَنزَلْنَا إِلَيْكَ الذِّكْرَ لِتُبَيِّنَ لِلنَّاسِ مَا نُزِّلَ إِلَيْهِمْ

“Ta zbritëm ty Dhikrin (Kur`anin) që ti t’ua sqarosh njerëzve atë që u zbriti atyre.” [en-Nahl, 44]

 

Pra, i Dërguari e bëri shpjegimin e Kur`anit, kështu që, atë që e shpjegoi i Dërguari – ‘alejhis-selam – në Sunet, nuk u lejohet njerëzve që të thonë: “Unë e kuptoj kështu Kur`anin!” Qëndro tek çështja e vjetër.

 

Pyetësi: In shaa` Allah.

 

Shejkh Albani: Qëndro tek çështja e vjetër.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Alban Malaj