Bismilah...

Autor: Shejkh Zejd bin Hadij el-Medkhalij

 

 

Pyetje: Çfarë gjykimi ka dëgjimi i Kuranit nga ata që e kundërshtojnë menhexhin selefij?

 

Përgjigje: Lavdërimi i takon Allahut, lëvdata dhe shpëtimi qofshin për të Dërguarin e Allahut, për familjen e tij, shokët e tij dhe për atë që zgjedh udhëzimin e tij.

Më tej:

Lexuesit e Kuranit që kundërshtojnë Akiden Selefije dhe Menhexhin Selefij është detyrë që të këshillohen nga ata që kanë kompetenca, që e njohin Akiden e Selefëve dhe Menhexhin e tyre, me qëllim që ata t’i lënë kundërshtimet që kanë në lidhje me Akiden dhe Menhexhin. Akideja dhe Menhexhi janë nga një pishtar i vetëm. Nëse ata e pranojnë këshillën e këshilluesve, atëherë kjo është ajo që kërkohet nga çdo i këshilluar; e nëse ata refuzojnë, atëherë nuk ka mirësi për ty që të mësosh prej tyre, përkundrazi, kërko të gjesh dikë tjetër.

 

Ndërsa, në lidhje me dëgjimin e Kuranit përmes radios apo gjëra të ngjashme, nuk ke mëkat për këtë, por e urren lexuesin bidatçi në bazë të bidatit që ka. Nëse ai ka bidat që e nxjerr prej Islami, siç janë adhuruesit e varreve, të cilët kërkojnë ndihmë nga të vdekurit, atëherë ti e ke detyrë t’i urresh ata ashtu siç i urren Jehudët dhe të Krishterët, madje edhe më shumë. E nëse është bidat që nuk e nxjerr prej Islami, atëherë e urren në varësi të bidatit që ka.

 

E nëse e di se ai është një nga thirrësit për në bidatin e tij dhe nga ata që përhapin bidate, atëherë paralajmëron kundër tij në mënyrë që të tjerët të mos e pasojnë në bidatin e tij nga ata që janë të cekët në diturinë Sheriatike dhe përtojnë t’i pyesin dijetarët për çështjen e suneteve dhe bidateve.

 

Nëse ti ke dije për ndonjërin se nuk thërret për në bidatin e tij dhe nuk e përhap atë nëpër media, atëherë çështjen e tij lërja Allahut. Pasuesit e Sunetit do ta marrin vesh çështjen e tij dhe do ta çrrënjosin të kotën e tij me të cilën fshihet – in shaa Allah.

 

Përktheu: Jeton Shasivari

 

ما حكم الاستماع للقرآن من بعض المخالفين للمنهج السلفي؟

فكان نص الجواب:

 

الحمد لله والصلاة والسلام على رسول الله وعلى آله وصحبه ومن اهتدى بهداه أما بعد : فإن القرّاء المخالفين للعقيدة السلفية والمنهج السلفي يجب أن ينصحوا من ذوي الكفاءات العلمية العارفين بعقيدة السلف ومنهجهم ليتركوا ما هم فيه من مخالفات تتعلق بالعقيدة أو المنهج ( والعقيدة والمنهج من مشكاة واحدة ) فإن قبلوا نصيحة الناصحين فذلك هو المطلوب من كل منصوح له ، وإن رفضوا فلا خير لك في التتلمذ عليهم بل ابحث عن غيرهم, وأما الاستماع بواسطة المذياع ونحوه فلا حرج عليك فيه مع بغضك للقارئ المبتدع بقدر ما فيه من بدعة فإن كانت بدعته تخرجه من الإسلام كالقبوريين الذين يستغيثون بأهل القبور فعليك أن تبغضهم بغضاً كبغض اليهود والنصارى وأشد وإن كانت بدعته لا تخرجه من الإسلام فتبغضه بقدرها ، وإن كنت تعلم أنه من الدعاة إلى بدعته والناشرين لها فتحذر منه حتى لا يتبعه على بدعته من قلّ نصيبه من العلم الشرعي وبخل بلسانه عن سؤال العلماء عن موضوع السنن والمبتدعات ، وإن كنت تعرف عنه أنه لا يدعو إلى بدعته ولا ينشرها في وسائل النشر فاجتنبه ودع أمره إلى الله وسوف ينكشف أمره لأهل السنة فيزهقون باطله الذي تستر عليه إن شاء الله .أهـ كلامه