Dijetarët kanë sqaruar se nuk është Sunet që të thuash kur përfundon një ajet “Sadak Allahul-lAdhim.” Është vërtetuar në hadith se i Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i kërkoi Ibën Mesudit që të lexonte Kuran. Kështu, ai lexoi nga sureja en-Nisa derisa arriti te fjala e Tij, të Lartësuarit:
فَكَيْفَ إِذَا جِئْنَا مِن كُلِّ أُمَّةٍ بِشَهِيدٍ وَجِئْنَا بِكَ عَلَىٰ هَٰؤُلَاءِ شَهِيدًا
“Si do të jetë halli atëherë kur prej çdo populli do të sjellim dëshmitarë dhe do të sjellim dëshmitar mbi ta (popullin tënd)!” en-Nisa, 41
Papritmas, të Dërguarit të Allahut i rrodhën lotët dhe tha: “Mjafton! Mjafton!” Por nuk i tha atij: “Sadak Allahul-Adhim (Allahu e thotë të vërtetën).
Kështu që, dijetarët thanë se kjo nuk është Sunet që të thuhet “Sadak Allahul-Adhim”, në fund të leximit të Kuranit.
Përktheu: Jeton Shasivari