Autor: esh-Shejkh ‘Abdul-‘Azijz bin Baz
Burimi: Fetaua el-Lexhnetud-Da’imeh (2/165-166, n. 1361)
Pyetje: Çfarë është Selefizmi dhe ç’mendim keni ju rreth tij?
Përgjigje: E gjithë lavdia i takon Allahut të vetëm, lavdërimi dhe bekimi qoftë mbi të Dërguarin, si dhe mbi Familjen dhe Shokët e tij.
E më tej:
“Es-Selefijjeh” – Selefizmi është një lidhje apo atribuim me “Selefët”. Dhe “Selefët” janë Shokët e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe Imamët e Udhëzimit (radij-Allahu ‘anhum) nga tri brezat e parë, mirësinë e të cilëve e ka dëshmuar i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në thënien e tij:
“Njerëzit më të mirë janë ata të brezit tim, pastaj ata që vijnë mbas tyre, pastaj ata që vijnë mbas tyre. Pastaj do të vijnë njerëz që japin dëshmi përpara se të zotohen, dhe do të zotohen përpara se të japin dëshmi.” [1]
Dhe fjala “Selefijun” është shumësi i fjalës “Selefij”, që është lidhje apo atribuim me Selefët dhe kuptimi i saj u përmend më parë. Dhe Selefitë janë ata që ecin sipas Menhexhit të Selefëve në ndjekjen e Librit të Allahut dhe Sunetit, që ftojnë në to dhe veprojnë në përputhje me to dhe prandaj ata janë Ehli-Suneti dhe Xhemati.
Fundnota:
[1] [Transmetuar nga Imam Ahmed Ibn Hanbel në Musnedin e tij (4/426), si dhe nga Bukhari (n. 2651) dhe Muslimi (n. 2535). Në transmetimin e Muslimit qëndron:
“Njerëzit më të mirë janë ata të brezit tim, pastaj ata që vijnë mbas tyre, pastaj ata që vijnë mbas tyre.” ‘Umran tha: “Nuk e di nëse ai përmendi dy breza mbas brezit të tij apo tre.” Pastaj vazhdoi Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Pastaj do të vijë një brez që do të dëshmojnë pa i kërkuar njeri që të dëshmojnë dhe do të jenë tradhëtarë e të pabesë. Ata do të zotohen por nuk do t’i përmbushin zotimet e tyre dhe tek ata do të shikohet obeziteti.”
Përktheu Alban Malaj