Bismilah...

 

Autor: esh-Shejkh Muhamed bin Salih el-‘Uthejmin rahimehullah
Burimi: Fetaua Nurun ‘ala Darb/ et-Teuhijd uel-Akijdeh


Pyetje: Po dëgjoj shumë rreth Selefëve. Kush janë Selefët o Shejkh i nderuar?

Përgjigje: “Selef do të thotë të Parët (el-Mutekaddimun). Dhe çdo person që i paraprin një tjetri është Selef për të. Por kur ky term përdoret në mënyrë absolute, ai nënkupton tre brezat e parë të lavdëruar, që nga Sahabët e deri tek Tabi’inët dhe Tabi’ Tabi’inët. E me të vërtetë ata janë të Parët e Mirë (es-Selefus Salih). Kushdo që vjen mbas atyre dhe ndjek Menhexhin (metodologjinë) e tyre, atëherë ai është si ata, në rrugën e Selefëve, ndonëse ai mund të ketë ardhur mbas tyre në aspektin kohor.

Për arsye se Selefizmi është cilësim me Menhexhin që ndoqën Selefus-Salih (radij-Allahu ‘anhum), sikurse ka thënë Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem):

(إني أمتي ستفترق على ثلاثة وسبعين فرقة كلها في النار إلا واحدة وهي الجماعة )

Vërtet, Umeti im do të ndahet në shtatëdhjetë e tre sekte, të gjitha ato janë në Zjarr përveç se një, e ai është Xhemati.

Kurse në një tekst tjetër:

(من كان على مثل ما أنا عليه وأصحابي )

...kushdo që ndjek rrugën në të cilën ndodhem unë dhe Shokët e mi.

Dhe në bazë të kësaj, Selefizmi këtu ka një kuptim specifik. Prandaj, kushdo që ndjek Menhexhin e Sahabëve, Tabi’inëve dhe të atyre që i ndoqën në mirësi,atëherë ai është Selefij edhe nëqoftëse ai është në kohën tonë, pra edhe nëse është në shekullin e 14-të mbas Hixhretit.

 

Përktheu Alban Malaj