Bismilah...

Autor: Shejkh Sulejman Rruhajli

 

 

Me të vërtetë ky është realiteti i Selefizmit, me të cilin ne e adhurojmë Allahun, sepse ai është feja e hakut, ai është çështja që duhet t’i atribuohen të gjithë Muslimanët.

 

Selefizmi është i gjithi drejtësi!

 

Selefizmi është i gjithi vërtetësi!

 

Selefizmi është i gjithi mëshirë!

 

Selefizmi është drejtësi me të afërtin dhe me të largëtin!

 

Selefizmi është vërtetësi me të afërtin dhe me të largëtin!

 

Selefizmi është këshillë e sinqertë për të afërtin dhe të largëtin!

 

Selefizmi do të thotë që t’i sqarosh hakun njerëzimit, si mëshirë për ta dhe duke pasur si qëllim kryerjen e detyrës që ta ka ngarkuar Allahu!

 

Selefizmi nuk do të thotë që të gëzohesh me fatkeqësinë që u ka rënë të tjerëve!

 

Selefizmi do të thotë që Selefiu duhet të dojë të mirën për secilin Musliman në faqen e tokës, që ata të jenë në Udhëzim dhe në Sunet! Ai duhet të gëzohet tej mase me këtë, si dhe duhet të hidhërohet tej mase kur dikush mangëson diçka prej Sunetit ose kur dikush largohet nga Suneti! Ai bën përpjekjen maksimale që t’i thërrasë njerëzit në Sunetin e Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – dhe t’u sqarojë atyre rrezikun e bidatit dhe zbulimin e tij, në  mënyrë që njerëzit të mos mashtrohen me të.

 

Selefizmi o vëllezër është dritë e qartë dhe mirësi madhështore! Ne e kemi detyrë që ta shfaqim atë te njerëzit. Sikur ta dinin njerëzit çfarë mirësie, vërtetësie dhe qartësie ka ky Selefizëm, do të kishin hyrë në të grupe e individë.

 

Prandaj, është detyrë për ne – për ne që jemi nxënës të dijes – që t’ua sqarojmë atë njerëzve, sidomos në këtë kohë kur është deformuar ky Selefizëm i bekuar.

 

Janë quajtur disa njerëz “selefijunë”, ndërkohë që ata nuk kanë ecur me parimet e Selefizmit dhe as me veprat e Selefizmit, derisa njerëzit menduan se ky qenka Selefizmi! Atëherë njerëz të shumtë filluan t’ia mbathin me të katra nga Selefizmi dhe nga Selefijunët, duke menduar se ajo që bëjnë ata njerëz është Selefizmi!

 

Selefizmi o vëllezër është rruga në të cilën kanë qenë Sahabët e të Dërguarit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – dhe fisnikët e këtij Umeti, të cilin e përcollën njerëzit me zinxhirë të ndritshëm transmetimi, deri në kohën tonë sot.

 

Selefizmi është i gjithi mirësi dhe është i gjithi bereqet! Kudo që gjendet Selefizmi, gjendet qëndrueshmëria e palëkundur dhe e qartë në Rrugën e Drejtë!

 

Andaj, detyra e nxënësve të dijes, të cilët e mbajnë këtë menhexh të bekuar, është që t’ua shpjegojnë atë njerëzve me një shpjegim të mirë e të begatshëm.

 

Ne e kemi detyrë o vëllezër që të kuptojmë madhështinë e detyrës që kemi mbi krye dhe madhështinë e suksesit që na ka dhënë Allahu për aq sa kemi bërë, si dhe që ta falenderojmë Allahun për këtë sukses që na ka dhënë. Dhe falenderimi i Allahut bëhet duke iu përmbajtur kësaj që sapo përmendëm dhe sqaruam.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Alban Malaj