Autor: Shejkh Muhamed Nasiruddin el-Albani (1419 h – 1999 g.)
(Një nga të pranishmit flet me Shejkh Albanin): O Shejkh! Më ka treguar Hasen Ebu Shekrah. Ky ishte një thirrës selefij në vendin Khan Junis në Palestinë. Këtë thirrës e larguan Jehudët nga Palestina.
Ky thirrës, para se të largohej, më tha se e kishte thërritur kryebashkiaku, i cili ishte Jehud, dhe i kishte thënë: “O Shejkh Hasen! Kanë ardhur tek unë ca njerëz që kanë pozitë të lartë në shtet dhe duan të të takojnë ty. Unë kërkoj prej teje që t’u përgjigjesh qartë atyre.”
Haseni tha: “In shaa Allah po.”
Kur ai hyri tek ata, tha: “Më hyri frika. Aty gjeta koka të mëdha, oficerë e ministra. Ata u ulën dhe më pyesnin për Selefizmin, këtë thirrje të re që është shfaqur (sipas pretendimeve të tyre).”
Haseni thoshte: “Ne kishim frikë të themi se jemi Selefij, porse thoshim ne thërrasim për te veprat e Sahabëve, sepse nëse vërtetohej se ne ishim selefij, do na burgosnin.”
Në fund të diskutimit me ta, njëri nga të pranishmit u zemërua e tha: “Bëj çfarëdolloj thirrje në fenë tënde! Ke thirrjen e Ikhuanul-Musliminëve, thirr në fe përmes saj! Ke thirrjen e (Xhematit) Teblig, thirr në fe përmes saj. Por ky Selefizëm që do t’i kthejë njerëzit në rrugën që ishte Ebu Bekri dhe Umeri,” – pasha Allahun kështu më tha Haseni, tekstualisht – “ne nuk do t’ua lejojmë këtë juve.”
(Një nga të pranishmit pyet): Kush e tha këtë?
Këtë e tha një ndër oficerët e mëdhenj të ushtrisë çifute.
Shejkh Albani: Këtë realitet e kanë marr vesh qafirat më në fund. Andaj, o ju selefij, prisni dhe bëni durim. Historia përsëritet. Lum për guraba-të (të huajt). E kush janë guraba-të? Janë ata të cilët i rregullojnë ato çështje të Sunnetit që i kanë prishur njerëzit pas vdekjes së Pejgamberit – alejhi salatu ue selam. Kush janë guraba-të? Ata janë një grup i vogël njerëzish të devotshëm në mesin e një shumice njerëzish. Ata që e kundërshtojnë këtë pakice, janë më shumë se ata që u binden dhe i dëgjojnë. Shikoni këto dy përshkrime. A përputhen me Ikhuanul-Musliminët? Jo! A përputhen me xhematin Hizbu Tahrir? Jo! A përputhen me Xhematin Teblig? Jo! Të gjithë këto xhemate janë si bagëtitë që i tërheqin dhe nuk dinë se ku i çojnë.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari