Autor: Sulejman bin Selimullah er-Ruhejli
Fjala “Ehlu Sunneh ue el-Xhema’ah” kur përdoret si përkufizim, ka për qëllim dy kuptime:
[1] Kuptimi i përgjithshëm: është kur përdoret karshi Rafidijve. Të gjitha sektet që i kundërshtojnë Rafidijt, futen te ky kuptim i përgjithshëm. Por, ky lloj emërtimi është sa për të bërë dallim dhe nuk është emërtim nderi dhe privilegji. Është vetëm për t’u dalluar nga Rafidijt. Pra, Rafidijt nga njëra anë dhe Ehli Sunneti nga ana tjetër.
[2] Kuptimi i veçantë: është ajo që përmendëm më parë, e që është emërtim nderi dhe respekti dhe është emërtimi i atyre që ndjekin metodologjinë e paraardhësve të devotshëm (Selefu Salih) – Allahu qoftë i kënaqur me ta.
Pra, kur përdoret termi “Ehlu Sunneh” në kuptimin e përgjithshëm për të gjitha sektet që i kundërshtojnë Rafidijt, ky term është i saktë. Porse si term është për qëllim dallimi nga ata, dhe nuk është për qëllim nderi dhe lavdërimi me këtë term të përgjithshëm, por përdoret sa për të bërë dallim midis Rafidijve nga të tjerët. Ndërsa emërtimi i lavdërimit dhe nderit, është emërtimi i veçantë (kuptimi i veçantë).
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari