Autor: Salih Aal esh-Shejkh
Pyetësi: Kam një pyetje. Kur më pyet ndonjë person dhe më thotë: “A je ti selefi?” Si t’i përgjigjem unë atij?
Përgjigje: Ky është nder. Thuaj unë jam selefi dhe jam krenar. Po, përgjigja është e thjeshtë. Çfarë do të thotë selefi? Kuptimi i fjalës selefi është se unë jam me ata që na kanë paraprirë, me të Dërguarin e Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem –, me Sahabët e tij të nderuar, me Khalifët e Drejtë, për të cilët ka thënë Allahu – Xhel-le ue 'Ala –:
رَّضِيَ اللَّـهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا عَنْهُ
“Allahu është i Kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të.” [Et-Teubeh 100]
Por, a imagjinohet që të gjithë njerëzit të jenë të kënaqur me ne? Jo! Mbaje kokën lartë dhe thuaj unë jam selefi. Nuk ka asgjë të keqe këtu. Ky është nder.
Pyetësi: Allahu ju shpërbleftë me të mira, dhe Allahu na bëftë të palëkundur në fenë e Tij, neve dhe juve.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Alban Malaj