Bismilah...

Autor: Shejkh Hammad el-Ensarij (1418 h.)

Burimi: el-Mexhmu'u fij terxhemetil-muhaddith Hammad el-Ensarij, vëll.2/fq.762-763

 

Ka thënë Shejkh ‘Abdul-Euel el-Ensari, i biri i dijetarit të madh, Hammad el-Ensarij, Allahu e mëshiroftë: “U pyet babai – Allahu e mëshiroftë – në vitin 1414 hixhrij, në datën gjashtë të muajit të bekuar të Shabanit, ikindinë e ditës së hënë, dhe pyetësi ishte nga Kuvajti.

Ai i tha babait: “Kush janë Ehlus-Sunneh uel-Xema’ah?”

Babai u përgjigj duke thënë: “Janë ata që kapen mbas rrugës që ndoqën Sahabët.”

Pastaj pyetësi i tha: “Selefijunët, a janë Ehlus-Sunneh uel-Xhema’ah?”

Babai tha: “Po, Selefizmi është Suneti dhe Xhemati, sepse kuptimi i Selefizmit është: që të kapesh fort mbas rrugës që ndoqën Selefët e devotshëm në të shkuarën.”

I tha pyetësi: “O Shejkh, po xhemati i Ikhuanëve dhe Tebligëve a janë ata prej Ehli Sunetit?”

Babai i tha: “Çdokush që ndjek një ideologji e cila e kundërshton Ehli Sunetin, ai nuk është prej tyre. Kështu që xhemati i Ikhuanëve dhe Tebligëve nuk janë prej Ehli Sunetit, sepse ndjekin ideologji që kundërshtojnë Ehli Sunetin.”

 

Përktheu: Alban Malaj