Bismilah...

Burimi: Sherhu Mendhumeti el-Adab, pyetja nr. 954

 

Pyetje: Ky pyetës thotë: “Po të lus për hir të Allahut që ta lexosh këtë pyetje: A është Selefizmi grupi i shpëtuar?”

Përgjigje: Nëse Selefizmi nuk është grupi i shpëtuar, atëherë kush na qenka?! Grupi i devijuar na qenka grupi i shpëtuar?! Ditën e Gjykimit nuk shpëton përveçse grupi i Selefijeve të cilët janë në menhexhin e Selefëve, siç ka thënë i Dërguari i Allahut :

“Ky umet do të ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe. Të gjitha grupet do të jenë në Zjarr përveç njërit grup.” Ata e pyetën atë: “O i Dërguari i Allahut, cili është ai grup?” Ai tha: “Ata që ndjekin rrugën në të cilën jam unë dhe shokët e mi.” (Transmeton et-Tirmidhij, 264)

Ky është Selefizmi. Ata që ndjekin rrugën në të cilën ishte i Dërguari dhe shokët e tij, mu këta janë Selefijë dhe këta janë të shpëtuarit, për arsye se ai tha: “...përveç njërit grup...”, d.m.th. vetëm njëri shpëton prej Zjarrit. Ky është kuptimi i fjalës së dijetarëve “Grupi i Shpëtuar”, sepse i Dërguari ka dëshmuar për të se do të shpëtojë.

Ai tha: Të gjitha grupet do të jenë në Zjarr përveç njërit grup.” Ai që ndjek rrugën e të Dërguarit dhe të shokëve të Tij.

Allahu i Madhëruar e i Lartësuar thotë:

وَٱلسَّٰبِقُونَ ٱلْأَوَّلُونَ مِنَ ٱلْمُهَٰجِرِينَ وَٱلْأَنصَارِ وَٱلَّذِينَ ٱتَّبَعُوهُم بِإِحْسَٰنٍۢ رَّضِىَ ٱللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُواْ عَنْهُ

“Besimtarët e hershëm nga muhaxhirët dhe ensarët si dhe ata që i pasuan këta me përpikmëri, me të gjithë këta Allahu është i kënaqur dhe ata janë të kënaqur me Të." [Et-Teubeh, 100]

Fjala “Besimtarët e hershëm nga muhaxhirët dhe ensarët...” këtu është fjala për Selefët (të parët) e umetit.

Fjala “...si dhe ata që i pasuan këta me përpikmëri...” do të thotë ata që zgjodhën rrugën e tyre, e që janë Selefët e këtij umeti.

 

Përktheu: Servet Mata