Bismilah...

Nga ky ajet u sqarua kjo gjë dhe ti kuptoje domethënien e saj! Ky ajet përmban premtim dhe lavdërim për Selefët dhe Selefijtë. Mos u çudit!

وَالسَّابِقُونَ الْأَوَّلُونَ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ وَالْأَنصَارِ وَالَّذِينَ اتَّبَعُوهُم بِإِحْسَانٍ رَّضِيَ اللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا عَنْهُ

“Të parët e hershëm të cilët ishin nga emigruesit (Muhaxhirët) dhe ndihmuesit (Ensarët), dhe ata që i ndoqën me përpikmëri, Allahu është i kënaqur me ata dhe ata janë të kënaqur me Allahun.” et-Teubeh, 100

Me fjalën:

وَالَّذِينَ اتَّبَعُوهُم بِإِحْسَانٍ

“...dhe ata që i ndoqën me përpikmëri...”

Janë për qëllim Selefijt, kurse Muhaxhirët dhe Ensarët janë Selefët. Atëherë, ky ajet përfshin Selefët dhe Selefijtë.

Selefë (paraardhës) quhen të gjithë ata që të kanë paraprirë në fenë dhe akiden tënde nga Muhaxhirët dhe Ensarët. Këta quhen “Es-Selefu Salih - Paraardhësit e Devotshëm”.  Këta quhen edhe Muhaxhirë dhe Ensarë. Këta quhen edhe “Njerëzit e Besëlidhjes së Riduanit”, “Besëlidhësit nën hijen e pemës”, “Bedrijun – pjesëmarësit në betejën e Bedrit.” Të gjithë këta janë Selefët.

Kurse Selefijtë janë për qëllim në ajetin me fjalën e të Lartësuarit:

وَالَّذِينَ اتَّبَعُوهُم بِإِحْسَانٍ

“...dhe ata që i ndoqën me përpikmëri...”

Kështu që, nëse ti i ndjek Selefët në akiden tënde, adhurimin tënd, moralin tënd dhe sjelljen tënde, edhe në qoftë se vjen nga fundi i botës, ti hyn në përgjithësinë e këtij ajet:  “...dhe ata që i ndoqën me përpikmëri...”

Kuptoje mirë këtë dhe falënderoje Zotin tënd nëse të ka dhënë sukses që të jesh nga ndjekësit e Selefëve të devotshëm, e që janë Muhaxhirët dhe Ensarët.

 

Përktheu: Jeton Shasivari