Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
Burimi: Audiokaseta me titull “el-Uera’ fij Dinil-lah”

 

Pyetje: A konsiderohet cilësimi me menhexhin e Selefëve apo quajtja e vetvetes “Selefij” si një formë lavdërimi (tezkije) për vetveten?

Përgjigje: “Jo, ajo nuk është tezkije për vetveten nëse thua “Unë jam një Selefij”, por ajo është një deklaratë që tregon rrugën në të cilën ndodhesh, veçanërisht nëse ta kërkon nevoja për ta deklaruar atë. Dhe në këtë ditë e në këtë kohë ta kërkon nevoja sepse sa shumë sekte ka që vetëquhen Xhemate të Da’ues sot? Sa shumë janë? Ato janë me tepricë. Ato janë shumë, kështu që është detyrë për ty që ta bësh të qartë se ti nuk ndjek asnjë rrugë tjetër përveç rrugës së Selefus-Salih.

Dhe nëse pyetesh, atëherë duhet të përgjigjesh me qëllim që të distancohesh nga çdo lloj akuze apo dyshimi (shubhe) sepse mundet që dikush (kur pyetet) vetëm rri i heshtur apo të përgjigjet në mënyrë të përgjithshme, gjë që dihet nga njerëzit e epsheve dhe bidatit. Ai thotë: “Unë jam Musliman!” Të gjithë ne i quajmë vetet tona Muslimanë, ne themi La ilahe il-la Allah, Muhamedur-Rasullullah, por çfarë veprash kanë ata për sa i përket këtij (shehadetit). Prej atyre (veprave) është Shirku i Madh (Shirkul-Ekber), siç është tauafi rreth varreve, prerja e kurbanit për varret, betimi për varret dhe kërkimi i ndihmës prej tyre. Kështu që, nëse një person pyetet, atëherë ai duhet ta bëjë të qartë dhe kjo nuk duhet të konsiderohet si fitne apo si sprovë për njerëzit.”


 

 

Përktheu Alban Malaj