Bismilah...

Autor: Shejkh Ahmed Ibën ‘Umer Bazmul

Marrë nga llogaria e Shejkhut në Twitter

Burimi: https://twitter.com/alrehabi

1. Nga çështjet të cilat e dëmtojnë Da’uetin Selefij është: kur dikush mbledh lek në emër të Da’uetit Selefij apo me përkatësimin e tij ndaj D’auetit, dhe nuk i shpenzon ato për Da’uetin.

2. Nga çështjet të cilat e dëmtojnë Da’uetin Selefij është: kur del në krye për të dhënë mësim ai që nuk e ka marr dijen Sheriatike gradualisht dhe nuk është edukuar me edukatën e dijes Sheriatike.

3. Nga çështjet të cilat e dëmtojnë Da’uetin Selefij është: kur del në krye për të dhënë mësim ai që realizon interesat dhe nevojat e tij në llogari të Da’uetit Selefij.

4. Nga çështjet të cilat e dëmtojnë Da’uetin Selefij është: hyrja e dredharakëve në radhën e Selefijve, kështu ai fut zënka mes tyre dhe i ndez fitnet duke u shfaqur si këshillues.

5. Nga çështjet të cilat e dëmtojnë Da’uetin Selefij është: kur selefiu futet në mosmarrëveshje dhe i kërkohet të gjykojë dhe ai gjykon ndaj atij që është më i madh se ai në dije, dhe kjo është prej edukatës së keqe.

6. Nga çështjet të cilat e dëmtojnë Da’uetin Selefij është: angazhimi i disa nxënësve të dijes me provokime dhe çoroditje ndaj selefijve besnikë të cilët përballen me kundërshtarët (e Da’uetit Selefij).

7. Nga çështjet të cilat e dëmtojnë Da’uetin Selefij është: vënia në qendër të vëmendjes dhe përhapja e fjalëve të pasakta (shadheh) që janë të refuzuara dhe që bien ndesh me argumentin dhe rrugën e Selefëve. Dhe këtë gjë e qortojnë dijetarët e Sunetit.

8. Nga çështjet të cilat e dëmtojnë Da’uetin Selefij është: kur disa prej nxënësve të dijes përhapin mendime të medh’hebeve, mendime të cilat janë në kundërshtim me argumentet, duke dashur t’i arsyetojnë ato me pretendimin se ka edhe mendime të tjera.

9. Nga çështjet të cilat e dëmtojnë Da’uetin Selefij është: kur selefiun që e ndjek Menhexhin e cilësojnë si ekstremist në xherh apo i ngutur apo i rrëmbyer.

10. Nga çështjet të cilat e dëmtojnë Da’uetin Selefij është: kur disa nxënësa të dijes i edukojnë selefitë që të jenë fanatikë për vetet e tyre dhe që t’u nënshtrohen mendimeve të tyre.

11. Nga çështjet të cilat e dëmtojnë Da’uetin Selefij është: pretendimi i posedimit të dijes nga disa prej atyre që kanë dalë në krye dhe paraqitja e veteve të tyre sikur janë mesatarë dhe të drejtë, ndonëse realiteti i tyre është se ata janë memecë para Batilit (të pavërtetës) ose tradhtarë.

12. Nga çështjet të cilat e dëmtojnë Da’uetin Selefij është: kur disa nxënësa të dijes trajtohen sikur ulematë, madje u jepet përparësi mbi ulematë, ndonëse ata edhe mund të mos e meritojnë titullin nxënës i dijes.

13. Nga çështjet të cilat e dëmtojnë Da’uetin Selefij është: tentativat e disa nxënësave të dijes që t’i kthejnë të rinjtë kah mendimet dhe epshet e tyre dhe i paraqesin ato si haku, ndërsa kush e kundërshton atë është ashpërsi dhe ngutje.

14. Nga çështjet të cilat e dëmtojnë Da’uetin Selefij është: kur disa nxënësa të dijes nxjerrin rregulla që s’u ka paraprirë askush në to përveç vetmahnitja dhe shtirja e tyre gjoja se kanë dituri.

15. Nga çështjet të cilat e dëmtojnë Da’uetin Selefij është: mos-lidhja me dijetarët nga ana e nxënësave të dijes që dalin në krye dhe mos-referimi tek ata, madje ata e shohin të panevojshme këtë. Dhe ky është një devijim i rrezikshëm.

16. Nga çështjet të cilat e dëmtojnë Da’uetin Selefij është: mos-shoqërimi, mos-mbajtja e kontaktve dhe mos-këshillimi midis selefijve, gjë që e lehtëson shpërbërjen e radhëve të selefijve, sidomos nga ana e atyre që i atribuohen Selefizmit me emër dhe që e kundërshtojnë menhexhin dhe dispozitat e tij.

17. Nga çështjet të cilat e dëmtojnë Da’uetin Selefij është: mos-dallimi midis selefiut të vërtetë dhe atij që shtiret si selefij, duke dredhuar dhe duke luajtur me hakun.

18. Nga çështjet të cilat e dëmtojnë Da’uetin Selefij është: gjuajtja e selefiut të vërtetë për hir të atij që shtiret si selefij, duke bërë dredhira dhe manipulime.

19. Nga çështjet të cilat e dëmtojnë Da’uetin Selefij është: Kur të rinjtë polemizojnë për çështje që janë jashtë kapacitetit të tyre dhe futja e tyre në çështje që nuk u takon.

20. Nga çështjet të cilat e dëmtojnë Da’uetin Selefij është: atribuimi i një fjale apo një vepre një dijetari, e që në fakt, nuk ka ardhur prej tij.

21. Nga çështjet të cilat e dëmtojnë Da’uetin Selefij është: që Selefiu ta bëjë botëkuptimin dhe imagjinatën e tij sikur të jetë botëkuptimi i dijetarit dhe qëllimi i tij, kështu, ai i mëvesh atij (dijetarit) diçka që ai nuk e ka patur për qëllim.

22. Nga çështjet të cilat e dëmtojnë Da’uetin Selefij është: mosbesnikëria në vëllazëri dhe dëgjimi i cytjeve të atyre që kanë hesape personale.

23. Nga çështjet të cilat e dëmtojnë Da’uetin Selefij është: transmetimi dhe përhapja e disa çështjeve të veçanta tek dijetarët. Dhe më e keqja është nëse ato çështje i transmetohen atij që rri në pritje kundër selefijve.

24. Nga çështjet të cilat e dëmtojnë Da’uetin Selefij është: cilësimi i mospajtimit mes të vërtetës dhe të pavërtetës (Batil), se ai është mospajtim personal. Sa janë gëzuar me këtë mumejinët dhe tradhtarët, madje edhe hadadijt.

25. Nga çështjet të cilat e dëmtojnë Da’uetin Selefij është: mungesa e njohjes në lidhje me faktin se ai prej të cilit merret dija, duhet patjetër që krahas dijes, të ketë: takua (frikë) nga Allahu.

26. Nga çështjet të cilat e dëmtojnë Da’uetin Selefij është: marrja e dijes prej atij që, të përshkruhet me poshtërsi është më e afërt se sa të përshkruhet me devotshmëri. Sa e sa kanë bërë gjueti me fenë e Allahut atë që nuk u lejohet.

27. Nga çështjet të cilat e dëmtojnë Da’uetin Selefij është: të ftuarit e disa nxënësve të dijes përpara se të pyeten dijetarët për gjendjen e tyre.

28. Nga çështjet të cilat e dëmtojnë Da’uetin Selefij është: mendimi se çdo kush që e shfaq selefizmin është selefij dhe i zihet besë dijes dhe fesë së tij.

29. Nga çështjet të cilat e dëmtojnë Da’uetin Selefij është: ajo që po shohim sot: madhërimi i krijesës mbi të vërtetën. Kështu, vëren se ndonjëri prej tyre e refuzon të vërtetën dhe e ndihmon të pavërtetën duke u shfaqur si i edukuar para shejkhut.

30. Nga çështjet të cilat e dëmtojnë Da’uetin Selefij është: mosbërja dallim në mes gabimit të qëllimshëm dhe gabimit të paqëllimshëm, kurse barazimi në mes tyre është ekstremizëm (guluu) ose shkrirje e të vërtetës (temji’).

31. Nga çështjet të cilat e dëmtojnë Da’uetin Selefij është: grumbullimi i të rinjve rreth nxënësve të dijes. Prej nxënësit të dijes përfitohet porse ai nuk bëhet kokë për t’u pasuar.

32. Nga çështjet të cilat e dëmtojnë Da’uetin Selefij është: që nxënësi i dijes t’i krahasoj veprimet e tij me veprimet e dijetarëve. Dallimi në mes këtyre të dyve është shumë i qartë.

33. Nga çështjet të cilat e dëmtojnë Da’uetin Selefij është: manipulimi me hakun nga ana e disave që dalin në krye, që e bëjnë për hir të interesave të tyre personale.

Përktheu: Jeton Shasivari, Alban Malaj