Bismilah...

Shejkh Rabij ibën Hadi el-Medkhali

Pyetja:

Ky thotë se a na lejohet neve si nxënës dije që të heshtim ndaj bidatçijve dhe t’i edukojmë nxënësit dhe të rinjtë sipas Menhexhit Selefij, por pa i përmendur bidatçijtë me emra?

Përgjigja nga Shejkh Rabij:

Pasha Allahun! Ata përmenden me karakteristikat e tyre si dhe përmenden me emrat e tyre nëse është e nevojshme. Nëse dikush del përpara për të udhëhequr dhe t’ju prijë të rinjve, dhe i thërret ata në të kotën, përmendet emri i tij. Nëse është e nevojshme të përmendet emri i tij, atëherë patjetër të përmendet emri i tij.

Me këtë rast (po ju përmend diçka, sh.p): një prej Selefijve në Egjipt, po jepte mësim, porse fliste në përgjithësi, pa mos specifikuar (emra personash). Derisa (nxënësit) i thanë se ne nuk kuptojmë. Kështu që, ai filloi të flasë haptazi për xhematet (grupet) dhe për personat. (Nxënësit) i thanë: Përse o Shejkh nuk na mësove këtë që nga fillimi?

Ai tha: “Unë po ju jepja mësim duke i përmendur këto (pa emra) nëpër ligjërata, duke u thënë kështu e kështu.” Ata (nxënësit) i thanë: “Pasha Allahun, nuk kemi kuptuar gjë! Ne kemi studiuar për sektet, kemi studiuar librin “Firek ue Medhabih” (Sektet dhe medh’hebet) duke e mësuar përmendësh. Porse a (libër) nuk i përmendte emrat e grupeve të reja të devijuara: Tebligët, Ikhuanët, dijetarët (e hershëm) nuk i kanë përmendur, kështu që ne (nxënësit) nuk i shihnim ata (tebligët dhe ikhuanët) si bidatçi. Derisa mësuam dhe kuptuam, e kështu me radhë, kështu që e pamë të domosdoshme përmendjen e emrave të tyre.”

Elhamdulilah! Dijetarët të cilët i shmangeshin përmendjes së tyre, filluan që të flasin troç duke i përmendur emrat e tyre. E gjithë lavdia i takon Allahut. Kjo është obligim (uaxhib). Pra, nëse ka rrezik (në përmendjen e emrave, sh.p), s’ka gjë, nuk ka nevojë të përmenden emrat e tyre. Por, nëse nuk ka rrezik dhe ata (bidatçijtë) i tërheqin të rinjtë, (fjalë të paqarta), madje i marrin ata si mbrojtje, madje e luftojnë Ehli Sunnetin, atëherë është detyrë që të përmenden emrat e tyre. Përmenden emrat e tyre, dhe nuk ka nder për ta. Po.

(Disa bidatçij thanë): Vafshë përgjithmonë në xhehnem bashkë me Ibën Uthejminin dhe pasuesit e tij. Kështu ata i shohin dijetarët, i konsiderojnë qafira. Këta njerëz janë Khauarixh, në kulmin e vrazhdësisë.

E lusim Allahun për mirëqënie.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari