Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=144002
Prandaj, Allahu – i Madhëruar e i Lartësuar – ka thënë:
“Të parët prej Muhaxhirëve (emigruesve) dhe Ensarëve (ndihmuesit e emigruesve) si dhe ata që i pasuan ata me mirësi.” Et-Teubeh, 100
(Me mirësi) d.m.th: Me përsosmëri (duke e përvetësuar atë me përpikëri).
Nuk ka mundësi që ata të pasohen me mirësi (përpikëri) vetëm se duke e mësuar medh’hebin dhe menhexhin e tyre dhe atë që e kanë ndjekur ata. Kurse thjesht përkatësimi ndaj Selefëve dhe Selefizmit pa mos e njohur atë dhe menhexhin e tij (Selefizmit), atëherë ky nuk di gjë, madje mund të bëj dëm.
Duhet patjetër ta njohim Menhexhin e Selefëve të devotshëm. Prandaj, ky ummet e ka mësuar bashkërisht menhexhin e Selefëve të devotshëm, dhe e ka përcjellë atë gjeneratë pas gjenerate. Pra, ai mësohej nëpër xhami, mësohej në shkolla, institucione, fakultete dhe universitete. Pra, ky është menhexhi e Selefëve të devotshëm, kjo është rruga e njohjes së këtij menhexhi, që neve ta mësojmë menhexhin e Selefëve të devotshëm e të pastër, që është marr nga Libri i Allahut dhe nga Sunneti i të Dërguarit të Tij – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –.
Përktheu: Jeton Shasivari