Bismilah...

Autor: Shejkh Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij

Burimi: Sherh Usuul es-Sunneh lil-Imaam er-Rrabbanij Ahmed Ibën Muhammed Ibën Hanbel


Tha Imam Ahmedi - rahimehullah -: “Prej bazave të Sunetit është braktisja e polemikave dhe uljes me njerëzit e epsheve.”

Komentoi Shejkh Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij - hafidhahullah -: “Domethënë: mos i shto debatet, mos polemizo, veçse në ato vende ku e sheh se ka dobi për atë që kërkon dobinë. Njeriu që kërkon të debatojë me ty për të arritur te haku, sigurohu nga ai, pastaj vazhdo:

وَجَادِلْهُمْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ

Dhe debatoji ata me atë që është më e mira.” [en-Nahl, 125]

Kurse njeriu që do të të nxjerrë gabimtar, do që të të mundë dhe të fitojë mbi ty, me këtë mos debato, se kjo është prej prej debatimit të qortuar, prej polemizimeve në Fenë e Allahut, prej polemikave të qortuara. [1]

Prandaj mos polemizo dhe mos debato - Allahu të bekoftë -. Ai që ka urtësi i vendos gjërat në vendin e tyre. Kështu që, kush ka nevojë që të heqë nga vetja e tij ndonjë dyshim/pështjellim, atëherë sqaroje atë, duke e dëgjuar dhe duke iu përgjigjur, me urtësi dhe me këshillim të mirë, e jo që ta mundësh atë, porse që t’i sqarosh dhe t’i qartësosh hakun, si dhe ta udhëzosh këtë që e kërkon udhëzimin.

Fundnotë:

[1] Shejkh Ahmed Bazmul - hafidhahullah - ka dhënë disa pika të dobishme në shpjegimin e debateve të qortuara:

1 - Debati i qortuar është debati që bëhet me kryeneçin që nuk kthehet nga devijimi i tij;

2 - Debatuesi duhet të jetë i rrënjosur në dije dhe duhet të bëjë kujdes se mos bie në fitne nga i devijuari;

3 - Nga debatimi nuk duhet të përfitojë bidatçiu dhe të përhapë bidatet e tij;

4 - Nëse e kupton se ai është kryeneç dhe nuk e do hakun, atëherë braktise. Thotë Allahu - SubhaneHu ue Te’ala -:

فَذَكِّرْ إِنْ نَفَعَتِ الذِّكْرَى (٩

Andaj këshillo, nëse këshilla bën dobi.” [el-E’ala, 9]

5 - Thuaje hakun pastaj vazhdo rrugën tënde, dhe mos u merr më me debatimin e tij.

[Komente të shkëputura nga shpjegimi “Usuul es-Sunneh” i Shejkh Ahmed Bazmul]

Përktheu: Alban Malaj