Bismilah...

Autor: Shejkh ‘Adil Mensur

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=148176

Gjithashtu, nga këshillat e tij të dobishme lidhur me këtë temë është edhe fjala e tij - Allahu e ruajt :

“Nëse je besimtar i dobët, mos e braktis vëllain tënd.”

Sepse braktisja bie ndesh me cilësinë e Grupit të Ndihmuar.

Sepse braktisja e pasuesit të hakut kthehet me pasojë të dëmshme për braktisësin dhe për atë që ndikohet nga braktisja.

“Nëse je besimtar i dobët, mos e braktis vëllain tënd.”

Mos e bëj dobësinë tënde menhexh.

Mos e bëj dobësinë tënde hikme (urtësi).

Mos e bëj dobësinë tënde logjikë, mençuri dhe maturi.

Pranoje vet që dobësia jote është justifikim i veçantë për ty, me të cilin do të justifikojë Allahu kur të dalësh përpara Allahut.

Dhe kënaqu me xhihadin që bëjnë vëllezërit dhe dijetarët e tu të fortë.

Ama që të kalosh kufirin e justifikimin tënd personal dhe ta bësh atë rrugë, menhexh, këtu ke devijuar nga rruga e drejtë.

Sepse jo të gjithë njerëzit janë në një gradë të njëjtë të fuqisë, për të sqaruar dhe për të mbrojtur Sunetin, sepse përndryshe të gjithë dijetarët do të kishin qenë në një gradë të vetme.

Haku në të cilin thirri Imam Ahmedi është besimi i imamëve të hadithit në kohën e Ahmedit, por kush qëndroi i palëkundur dhe u dallua?

Haku në të cilin thirri Shejkhul-Islam Ibën Tejmijeh është besimi i imamëve dhe dijetarëve të shumtë në kohën e tij, mirëpo kush u dallua dhe qëndroi i palëkundur?

Haku në të cilin thirri Imami Muhamed Ibën ‘Abdil-Uehhab, ishte besimi i dijetarëve që gjendeshin në kohën e tij dhe përpara kohës së tij dhe ata thirrën në hakun që thirri edhe ai, mirëpo kush triumfoi nga ata?

E kështu pra është edhe haku në të cilin thërret dhe e mbron Shejkh Rabij’ - Allahu e ruajt. Nuk është ai vetmi që ka këtë besim, që e mbron hakun, që beson në të apo që do të shtohen pasuesit e hakut, jo! Mirëpo ai u dallua nga të tjerët sepse ai e mbajti flamurin dhe vëllezërit e tij e panë që ai e kreu detyrën madhështore, prandaj e lavdëruan, e inkurajuan dhe i nxitën njerëzit të shkojnë tek ai. Dhe sa bukur që thoshte imami i Haramit të Mekes, i cili njëkohësisht ishte drejtori i çështjeve të dy Harameve, dijetari i madh Muhamed es-Subejjil - Allahu e mëshiroftë, i cili ka thënë:

“Shejkh Rabij’ e kreu detyrën kolektive (fard kifajeh), e sikur të mos ishte ai do kishim frikë mos biem në gjynah (për mos kryerjen e detyrës së refuzimit të bidatçijve).” Apo fjalë të ngjashme siç i ka thënë ai.

Prandaj, ai (Shejkh Rabij’) ka thënë: “Nëse je besimtar i dobët mos e braktis vëllain tënd, e nëse je i fortë mos e shtyp vëllain tënd të dobët, por të mbahen fort me njëri-tjetrin dhe të jenë një xhemat i vetëm.” Nga libri: “Xhema’atun Uahideh la Xhema’at ue Siratun Uahid la Asherat”.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj