Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibën Baz
Nxënësi i dijes shikon argumentet dhe nuk i intereson se kush është autori, filani apo fisteku, sepse haku nuk njihet me burra, porse burrat njihen me hakun. Nëse vërtetohet që fjala e dikujt është e vërtetë, atëherë është obligimi pranimi i saj, e nëse vërtetohet që fjala e dikujt është gabim, atëherë është obligim refuzimi i saj, edhe nëse thënësi i asaj fjale është njeri i madh, edhe nëse është autor i madh, siç është Ibën Kajjimi apo Shejkhul-Islam Ibën Tejmijjeh, apo edhe nëse është më i madh se ata të dy. Pra, boshti i pranimit të hakut janë argumentet sheriatike. Kur argumentet tregojnë që fjala është e saktë, atëherë është obligim pranimi dhe pasimi i saj. Dhe nuk i lejohet nxënësit të dijes që ta pranojë hakun ngaqë atë e tha filani, apo që ta refuzojë atë ngaqë e refuzoi filani. Jo! Nuk janë kështu njerëzit e dijes! Porse haku pranohet me argument dhe batili (e pavërteta) refuzohet me argument.
Kliko këtu për ta parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Alban Malaj