Bismilah...

Autor: Muhamed bin Salim Umer Bazmul

 

Ikhuanët ndjekin të njëjtat hapa me dijetarët. Fillimisht, ata bien dakort me njëri-tjetrin që ta shoqërojnë vazhdimisht Shejkhun dhe ta rethojnë atë. Mund të arrijë çështja deri në atë pikë saqë ndonjëri prej tyre merret me blerjen e gjërave që i duhen Shejkhut ose mbikqyr se çfarë i nevojitet Shejkhut, sado që të kushtojnë ato. Natyrisht, ata nuk paguajnë asgjë nga xhepi i tyre, mirëpo ata synojnë që ta rehatojnë Shejkhun nga telashet e blerjes së gjësendeve, qofshin libra, mjete për bibliotekën apo edhe gjëra tjera, me qëllim që Shejkhu kur të ketë ndonjë nevojë, të mos i shkojë në mendje dikush tjetër përveç se ky person që e ndihmon.

Pra, ata e shtinë në dorë Shejkhun, saqë ky djalosh që qëndron pranë Shejkhut do të jetë lidhja e Shejkhut me njerëzit që ka përreth. Ky djalosh ia paraqet çështjet Shejkhut ashtu siç duan ata dhe i japin direktiva që të japë fetva ashtu siç duan ata. Porse me dijetarët Selefij, lavdi Allahut, ata nuk gjejnë as hile dhe as rrugë, përveç aq sa do Allahu.

Nëse nuk ia dalin dot mbanë që ta rrethojnë Shejkhun, ata i shkojnë atij të ndarë, veçmas, njëri pas tjetrit dhe i ankohen atij vazhdimisht për një problem të caktuar. Ata e frekuentojnë Shejkhu vazhdimisht, një nga një, në kohë në ndryshme dhe nga njerëz që janë të vendeve të ndryshme, derisa ta bëjnë Shejkun që të mendojë ashtu siç duan ata. Kështu që, Shejkhu do të flasë duke u bazuar në këto përshtypje që i kanë lënë ata.

E nëse nuk ia dalin dot mbanë që ta bëjnë edhe këtë, atëherë vijnë te Shejkhu dhe i thonë troç: “O Shejkh, çfarë qëndrimi ke ti ndaj këtij problemi? Përse nuk flet ti për këtë problem? Shiko, filan shejkhu ka thënë kështu e kështu, pse ti nuk e përkrah dhe nuk e ndihmon atë?” Ata e nxisin fort Shejkhun që ai të bëjë atë që duan ata! Por, larg qoftë që t’u bindet atyre, ai që Allahu ia ka dashur shpëtimin dhe mbrojtjen nga sherri i tyre!

E sa i përket ndodhive të tyre me Muslimanët e thjeshtë, djallëzitë dhe metodat që kanë përdorur me ta, ne i kemi përjetuar dhe i kemi parë vet ngjarjet politike që kanë ndodhur në vitet e fundit, sidomos gjatë kohës së pranverës së tyre (Pranvera Arabe), me të cilën sollën – me lejen e Allahun – shkatërrim dhe rrënim për të gjithë banorët e tyre vendeve, të cilët u besuan atyre dhe ndoqën hapat e tyre.

Suksesi vjen vetëm nga Allahu.

أمّا مع العلماء فلهم نفس الخطوات ؛ أولا يتواصون فيما بينهم بملازمة الشيخ واحتوائه. وقد يصل الأمر أن يقوم أحدهم بالشراء وتحقيق طلبات الشيخ ، مهما كلف الأمر! طبعاً لا يدفعون شيئاً ، لكن يريحون الشيخ من كل مشاكل الشراء ... سواء كانت كتباً أو أدوات مكتبية ... أو أي شيء آخر... حتى لا يفكر الشيخ بغير هذا الشخص إذا أراد شيئاً .فيتسلطون على الشيخ ، حتى يصبح هذا الشاب هو صلة الشيخ بما حوله، يصور له الأمور ، كما يريدون، ويوجهونه للفتوى كما يريدون! والمشايخ السلفيون – والحمد لله – لا يستطيعون معهم حيلة و لا سبيلاً، إلا ما شاء الله! وإذا عجزوا عن الاحتواء يأتون متفرقين إلى الشيخ ويشتكون له من قضية ما، ويتواردون عليه واحداً واحداً ، في أوقات شتى ، ومن بلدان مختلفة، حتى يوهمون الشيخ بما أرادوا فيتكلم بهذه التصورات! وإذا عجزوا جاؤوا إلى الشيخ صراحة يقولون: ما موقفك يا شيخ من كذا؟ لم لا تتكلم في كذا؟ انظر الشيخ الفلاني قال كذا لم لا تؤيده وتنصره؟ يؤزونه أزاً إلى ما يريدون! وهيهات .. هيهات أن يستجيب لهم من أراد الله سلامته ووقايته من شرهم!وأمّا حكايتهم مع عوام الناس وشيطنتهم وأساليبهم فقد عشناها وشاهدناها في ألأحداث السياسية في السنوات الأخيرة، وخاصة في أيام ربيعهم التي جروا – بعد مشيئة الله – الخراب والدمار إلى كل أهل بلد صدقهم وتابعهم في خطتهم! والله الموفق.

Përktheu: Jeton Shasivari