Bismilah...

Autor: Shejkh Rabij' Ibn Hadij el-Medkhalij (hafidhahullah)

Burimi: http://www.albaidha.net/vb/showthread.php?p=84174

Pyetje: Çfarë do të thotë Hizbije? Dhe çfarë do të thotë që "filani ka hizbije dhe se ai është nga Hizbijunët", dhe kush është da’ueti dhe menhexhi i tyre?

Përgjigje: “Çdokush që devijon nga menhexhi i Selefus-Salih (të Parëve tanë të Mirë) është nga këto grupe të devijimit. Dhe Hizbija nuk ka kushte. Allahu i quajti popujt e mëparshëm hizbije (grupe të devijuara). Edhe Kurejshët u quajtën si grupe të devijuara kur ata dhe të tjerët që ishin me ta u bashkuan kundër të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem); ata nuk ishin të organizuar dhe nuk kishin asgjë. Kështu që, nuk është nga kushtet që një grup i devijuar të jetë i organizuar. Megjithatë, nëse një grup është i organizuar kjo e shton akoma më shumë ligësinë. Prandaj, të jesh fanatik (mute’asib) për një ide të caktuar e cila devijon nga Kur'ani dhe Suneti dhe të duash e të urresh për hir të saj, atëherë ky është tehezzub (grupim në devijim); ky është tehezzub edhe pse nuk është i organizuar.

Ai (grupimi) ngrihet mbi një ide të devijuar dhe nëse njerëzit grupohen tek kjo, atëherë ai është një grupacion i devijuar, qoftë ai i organizuar apo jo. Përderisa ai është ngritur mbi një ide e cila devijon nga Kur'ani dhe Suneti, ai është një Hizb (grupacion i devijuar). Kuffarët (mosbesimtarët) që luftuan të Dërguarin e Allahut nuk e kishin këtë organizim që është sot dhe megjithëkëtë Allahu i quajti ata grupe të devijuara. Pse? Sepse ata ishin mbledhur bashkë në devijim dhe luftuan kundër të vërtetës:

 

وَيُجَادِلُ الَّذِينَ كَفَرُوا بِالْبَاطِلِ لِيُدْحِضُوا بِهِ الْحَقّ

 

Por ata debatojnë me pavërtetësi për të mbuluar të vërtetën.” [el-Kehf, 56]

 

كَذَّبَتْ قَبْلَهُمْ قَوْمُ نُوحٍ وَالْأَحْزَابُ مِن بَعْدِهِم

Mohoi populli i Nuhut dhe grupet (e devijuara) që erdhën pas tyre...” [el-Gafir, 5]

Thënia e Tij, dhe grupet që erdhën pas tyre Allahu i quajti ahzabe (grupe të devijuara), Allahu ju bekoftë. Në vitin e Ahzabit kur Kurejshët u bashkuan me fisin Gatafan dhe fisin Kurejdha dhe fiset e tjera të ngjashme, ata nuk ishin të organizuar në bazë të një sistemi. Allahu përsëri i quajti ata ahzabe dhe sureja (që zbriti) u quajt el-Ahzab (grupacionet). Mos vallë për shkak se ata ishin të organizuar? Kështu që nuk është kusht për ata që të jenë në një strukturë të organizuar. Nëse dikush beson në idenë e tij të devijuar dhe polemizon e debaton për të, atëherë ky është një Hizb nga Ahzabet. Dhe nëse kjo bëhet në një formë të organizuar, Allahu ju bekoftë, dhe për këtë gjë mblidhen para, atëherë ajo është e zhytur në Hizbije dhe bëhet një nga Ahzabet e dalaletit (grupacionet e devijimit), Allahu na ruajt!”

 

Video në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Alban Malaj