Bismilah...

Nga Shejkh Salih el-Feuzan

 

 

Pyetje: Këto ditë po shfaqen në disa kanale televizive debate midis Sunitëve dhe Shijave të cilat njerëzit i ndjekin dhe ndikohen prej tyre. Pyetja është: a i këshilloni njerëzit e thjeshtë etj, që t’i ndjekin ato debate?

Përgjigje: Jo, nuk këshilloj që t’i ndiqni por këshilloj që të braktisen ngase qëllimi i tyre është shfaqja e drejtimit të medh`hebit të shijave. Ata zgjedhin njerëz që i atribuohen Sunetit dhe atyre nuk u përgjigjen pasues të vërtetë të Sunetit apo dijetarë. Ata zgjedhin njerëzit më të dobët dhe më injorantë dhe i quajnë sunitët debatues me qëllim që ata të munden para tyre. Pastaj thonë se fitoi medh`hebi i Shijave.

Është e njohur kjo gjë tek ata (Shijat) që në kohët e herëshme se ata nxjerrin gjëra në emër të Ehli-Sunetit dhe organizojnë debat midis Suniut dhe Shijit që pretendon gjëra të pasakta. Pastaj e mundin Suniun dhe thonë se triumfoi medh`hebi i Shijave. Qëllimi i gjithë kësaj është shfaqja e medh’hebit të Shijave. Andaj unë këshilloj të mos i shikoni ato debate e të mos i dëgjoni ngase ato janë të kota dhe thirrje për të pavërtetën.

 

Përktheu: Alban Malaj