Bismilah...

Autor: Shejkh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (Allahu pastë mëshirë për të)

Burimi: Tuhfetul-Muxhijb (fq. 69-70)


Pyetje: A lejohet të analizosh dhe të studjosh librat e prishur të mosbesimtarëve, siç është Teurati dhe Ungjilli?

Përgjigje: “Ne nuk këshillojmë që të bëhet kjo sepse Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë, siç është shënuar në Sahihun e Bukharit, nga transmetimi i Ebu Hurejrës: “Mos i besoni Ehli-Kitabët dhe as mos i mohoni ata, por thoni: Ne besojmë Allahun dhe atë që na është shpallur.” Dhe në Musnedin e Imam Ahmedit, nga transmetimi i Xhabirit, se Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Sepse ndoshta ti ose beson diçka që është e pavërtetë ose mohon diçka që është e vërtetë.

Allahu thotë në Librin e Tij Fisnik:

أَفَتَطْمَعُونَ أَنْ يُؤْمِنُوا لَكُمْ وَقَدْ كَانَ فَرِيقٌ مِنْهُمْ يَسْمَعُونَ كَلامَ اللَّهِ ثُمَّ يُحَرِّفُونَهُ مِنْ بَعْدِ مَا عَقَلُوهُ وَهُمْ يَعْلَمُونَ (٧٥)

Vërtet shpresoni ju (besimtarë) se ata do t’ju besonin ju, ndërkohë që disa prej tyre i dëgjonin fjalët e Allahut dhe, pasi i kuptonin, me vetëdije i shtrembëronin ato?!” [el-Bekare, 75]

Andaj, unë nuk e këshilloj këtë. Megjithatë, kjo gjë lejohet që të bëhet nga ana e një dijetari që është i rrënjosur në dije, i cili do t’i marrë këto tekste dhe do të refuzojë e do të nxjerrë në shesh gabimet dhe kundërthëniet e tyre. Nuk ka dëm tek kjo. Mirëpo ai duhet të jetë shumë i ditur në Akijden e tij Islame, në temën e Emrat dhe Cilësive si dhe në Uluhijen e Allahut. Qëllimi i tij nuk duhet të jetë refuzimi i atyre individëve ndërkohë që ky vetë kundërshton Akijden e Muslimanëve.”


Përktheu: Alban Malaj