Bismilah...

Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibn Baz (rahimehullah)

Burimi: BinBaz.org.sa

Pyetje: Kam dëgjuar se ai që hesht përpara hakut është Shejtan memec, a është e saktë kjo?

Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibn Baz: “Po, këtë e kanë thënë disa prej Selefëve, nuk është hadith nga Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), por është është thënie e disa Ulemave të cilët kanë thënë:

الساكت عن الحق شيطان أخرس، والناطق بالباطل شيطان ناطق

Ai që hesht përpara hakut është Shejtan memec, dhe ai që flet me batil është Shejtan që flet.

Kështu që, ai i cili thotë të pavërtetën (el-Batil) dhe thërret tek e pavërteta, ky është Shejtan që flet, kurse ai që rri i heshtu përpara Hakut edhe pse është i aftë dhe nuk urdhëron të mirën e nuk ndalon nga e keqja, nuk e ndryshon atë që është obligim të ndryshohet dhe hesht, ndërkohë që ai ka mundësi të flasë, atëherë këtij i thuhet Shejtan Memec, domethënë prej shejtanëve njerëz. Sepse obligimi që ka besimtari është refuzimi i të pavërtetës dhe thirrja drejt të mirës. Dhe nëse ai ka mundësi të bëjë këtë, atëherë kjo është obligim për të, sikurse ka thënë Allahu Xhel-le ue ‘Ala:

وَلْتَكُنْ مِنْكُمْ أُمَّةٌ يَدْعُونَ إِلَى الْخَيْرِ وَيَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنْكَرِ وَأُولَئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ

Le të dalë prej jush një grup që të thërrasë për në mirësi, të urdhërojë për vepra të mira e të ndalojë prej veprave të shëmtuara! Dhe ata janë të shpëtuarit.” [Aali-Imran, 104]

Dhe ka thënë i Përsosuri nga çdo e metë:

وَالْمُؤْمِنُونَ وَالْمُؤْمِنَاتُ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاءُ بَعْضٍ يَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنْكَر

Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin. Ata urdhërojnë për vepra të mira dhe i ndalojnë të këqijat...” [et-Teubeh, 71]

Dhe ka thënë Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem):

إن الناس إذا رأوا المنكر فلم يغيروه أوشك أن يعمهم الله بعقابه

Me të vërtetë njerëzit nëse shohin një të keqe dhe nuk e largojnë atë, ka gjasa që Allahu t’i përfshijë që të gjithë në dënimin e Tij.

Dhe ai (‘alejhis-salatu ues-selam) ka thënë:

من رأى منكم منكرا فليغيره بيده فإن لم يستطع فبلسانه فإن لم يستطع فبقلبه وذلك أضعف الإيمان

Kush prej jush shikon ndonjë të keqe le ta largojë atë me dorën e tij; e nëse nuk mundet, atëherë ta ndryshojë me gjuhën e tij; e nëse nuk mundet, atëherë me zemrën e tij, dhe ai është imani më i dobët.” E ka përcjellë Imam Muslimi në Sahihun e tij.

Kjo pra na e bën të qartë se është obligim refuzimi i të keqes me dorë sipas mundësisë, pastaj me gjuhë e pastaj me zemër.

Prandaj, ai që hesht atëherë kur duhet të refuzohet e keqja, dhe ai ka mundësi ta bëjë atë dhe nuk ka ndonjë pengesë, ky njeri është Shejtan Memec.”

Përktheu: Alban Malaj