Autor: Shejkh Rabij’ Ibn Hadij el-Medkhalij
Burimi: Shkëputur nga artikulli: Bejan el-Xhehl uel-Khabaal fij Mekal Hasm es-Sixhal, radd ‘ala el-musemma bi “Mukhtar Tajbauij” [Pjesa e Parë]
Ka përcjellë el-Khalal me zinxhirin e tij gjer tek Ibrahim Ed’hem i cili ka thënë: “Kush merr gabimin e Ulemave ka marrë të keqe shumë të madhe.” [1]
Ka thënë Sulejman et-Tejmij: “Nëse do të marrësh lejimin e çdo dijetari, atëherë tek ty do të tubohet çdo e keqe.” Tha Ebu ‘Umer Ibn ‘Abdul-Berr: “Nuk di të ketë khilaf (mospajtim) për këtë Ixhma.” [2]
Ka thënë el-Euza’ij: “Kush kapet mbas gabimeve të Ulemave (d.m.th.kush kapet mbas mendimeve që bien në kundërshtim me xhumhurin, pjesën dërrmuese të Dijetarëve) ka për të dalë nga Islami.” [3]
Nga Ibnul-Mubarak: Më njoftoi el-Mu’temir Ibn Sulejman i cili tha: “Më pa babai kur unë po këndoja një poezi, e më tha: “O biri im, mos këndo poezi.” Unë i thashë: “O babush, po Haseni këndonte, Ibn Sirini këndonte!” Atëherë më tha: “O biri im, nëse do kapesh mbas të keqes që ka Haseni dhe të keqes që ka Ibn Sirrini, atëherë u tubua tek ty çdo e keqe.” [4]
Ka thënë Imam Ahmedi: “Sikur njeriu të vepronte sipas fjalës së njerëzve të Kufës në lidhje me verën, të vepronte sipas fjalëve të njerëzve të Medines në lidhje me muzikën dhe të vepronte sipas fjalëve të njerëzve të Mekkes në lidhje me haxhin temetu do të kishte qenë njeri i prishur (fasik).” [5]
Ka transmetuar Bejhakiu me zinxhir të saktë nga Isma’il el-Kadij se ai ka thënë: “Hyra tek Mu’tedidi dhe ai më dha një libër të cilin fillova ta shikoj. Dhe aty kishte mbledhur lejimet e Ulemave dhe çdo gjë që i nevojitet Muslimanit për veten e tij. Kështu që i tha: “O Prijësi i Besimtarëve, autori i këtij libri është zindijk.” Dhe ai tha: “A nuk janë të sakta këto hadithe?” I thashë: “Hadithet ashtu janë, mirëpo ai që ka lejuar pijet dehëse nuk e ka lejuar martesën e përkohshme, dhe ai që ka lejuar martesën e përkohshme nuk e ka lejuar muzikën dhe pijet dehëse, e nuk ka dijetar që të mos ketë gafa. Dhe kush i mbledh gafat e Ulemave dhe pastaj kapet mbas tyre, shkoi feja e tij.” Kështu, dha urdhër Mu’tedidi dhe ai libër u dogj.” [6]
Ka thënë Ibn Salah: “Dhe kush ndjek ato gjëra ku ulematë kanë khilaf (mospajtim) dhe merr lejimet nga fjalët e tyre, atëherë ai është bërë zindijk ose është shumë afër.” [7]
Ka thënë Shatibiu: “Nëse personi i ngarkuar me obligimet Islame për çdo çështje që vihet në siklet pason lejimet e medh`hebeve dhe fjalën e çdokujt që pajtohet me epshin e tij, atëherë ai e ka zgjidhur nyjen e devotshmërisë dhe do vazhdojë të shkojë mbas epsheve, do të zhvlerësojë atë që ka vendosur Sheriati e do ta lërë atë që ka bërë më parë.” [8]
Referencat:
[1] “el-Emru bil-Ma’rufi uen-Nehji ‘anil-Munkeri” (1/210), e Ebu Bekr el-Khalal
[2] “Xhami’u Bejanil-‘Ilmi ue Fadlihi (2/92), e Ibn ‘Abdul-Berr; “el-Ihkam” (6/317) e Ibn Hazmit; “Sijer E’alami en-Nubela`i” (6/198); “Hiljetul-Eulija`i” (3/32) e Ebij Nu’ajmit; “Tedhkiratul-Huffadh” (1/151) e Dhehebiut; “Tehdhijbul-Kemal” (11/12) dhe “I’alaamul-Mu`ueki’ijn” (3/285).
[3] “Sunen el-Bejhakij el-Kubra” (n.20707, 10/211); “Tedhkiratul-Huffadh” (1/180) e Dhehebiut; “Tarijkhul-Islam” (9/491) e Dhehebiut; dhe “Irshaadul-Fuhuul” (fq. 454) e Sheukanit.
[4] “el-Mu`uafekat” (4/169) e Shatibiut.
[5] “el-Emru bil-Me’arufi uen-Nehji ‘anil-Munkeri” (n. 171, fq. 206) e Ebij Bekr Ibnil-Khal-al; “Irshaadul-Fuhuul ila Tahkijk el-Haki min ‘Ilmil-Usuuli” (fq, 161) e Sheukanit; dhe “Aunul-Me’abuud” (13/187).
[6] “Es-Sunenu el-Kubra” (10/211).
[7] “Fetaua Ibnis-Salah” (2/500) dhe përcolli prej tij Ibnul-Kajjim në “Igathetul-Lehfan” (1/247).
[8] “el-Mu`uafekat” (2/386-387) Shatibiut.
Përktheu: Alban Malaj