Bismilah...

Autor: Shejkh Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij
Burimi: http://www.albaidha.net/vb/showthread.php?t=46803

 

Ne kemi një menhexh që bën dallim midis njerëzve të Hakut dhe njerëzve të Batilit. Sikur të vijë Ahmed Ibën Hanbel dhe t’i japë tezkije filanit, pastaj shohim se ky person nuk e meriton këtë tezkije për shkak të fjalëve të tij, veprave të tij, librave të tij dhe kasetave të tij, a na lejohet neve që të lidhemi mbas atij që dha tezkije për të, qoftë ai Imam Ibën Bazi, el-Albani apo Ahmed Ibën Hanbel apo të tjerë veç tyre?!

Xherhi (kritika) ka përparësi mbi Ta’dilin (lavdërimin). Xherhi i sqaruar ka përparësi mbi Ta’dilin e përgjithshëm (me fjalë të përgjithshme që nuk e rrëzojnë kritikën e sqaruar me detaje konkrete). Këto rregulla duhet të zbatohen medoemos në fushën e Xherhit dhe Ta’dilit.

Për shembull, el-Albani dikur lavdëroi filanin, por pastaj atij iu bë e qartë se filani nuk e meriton tezkijen, prandaj tha për të se ai është “kharixhij”. Ibën Bazi dikur lavdëroi disa persona, por pastaj atij iu bënë të qarta gabimet e tyre, prandaj ai tha për ata se janë “Du’atul-Batil – Thirrësat e të Pavërtetës”. Pastaj vijnë njerëzit e Batilit dhe përhapin tezkijen e tij dhe e varrosin xherhin (që dha më pas Ibën Bazi për ata devijantë)!

Supozojmë se Ibën Bazi dhe el-Albani vazhduan me tezkije për ata derisa vdiqën, pra s’ka tjetër veç kësaj tezkije për ata (të devijuar). Atëherë, a janë të detyruar njerëzit që të marrin tezkijen e tyre dhe të mbyllin sytë dhe mendjet e tyre para gabimeve të atyre që u dha tezkije el-Albani dhe Ibën Bazi? Gabimet janë të qarta dhe xherhi është i qartë! A i lejohet Muslimanit që të lidhet mbas tezkijes së filanit, ndërkohë që xherhi është i qartë për këtë që ka marrë tezkije? Xherhi është i qartë!

Ata janë të lidhur mbas kokave të bidaçijve – mes të cilëve është Sejjid Kutbi – miqësojnë dhe armiqësojnë për hir të tij dhe për hir të bidatçijve të tjerë dhe i nxisin turmat dhe njerëzit e thjeshtë që t’u kundërvihen atyre që i kritikojnë dhe sqarojnë devijimin e tyre.

Ky është xherh fatal! Prandaj ata sajuan metodologji dhe shkruajtën libra ku i madhërojnë ata të devijuar, sepse ky është xherh shumë i rrezikshëm (për bidatçijtë).




Përktheu: Alban Malaj