Bismilah...

Shejkh Ahmed Bazmul (Allahu e ruajtë)

 

Nga çështjet e rëndësishme, e që in shaa Allah do ta çlirojnë Selefiun nga shumë probleme, është që të njohë një parim të rëndësishëm, dhe një çështje të rëndësishme. E ajo është të dijë dallimin në mes shpalljes së dikujt bidatçi (tebdi) dhe paralajmërimit ndaj dikujt (tahdhirit). Dhe të dijë kur përdoret secila prej tyre.

Njohuria e këtij parimi e nxjerr njeriun prej shumë problemeve. Sepse ndonjëherë kur paralajmëron për ndonjë individ, do të thuhet: “Ti e shpall atë bidatçi?” Dhe e gjithë bota do të ngrihet kundër teje. Dhe ai do të ketë mospajtim mendimesh me ty dhe do të grindet me ty.

Kështu që Dijetarët, Allahu i mëshiroftë, dhe Selefus-Salih, Allahu qoftë i kënaqur me ta, dhe ata që e ndoqën rrugën e tyre deri në ditët tona, ata bëjnë dallim në mes shpalljes së dikujt bidatçi (tebdi) dhe paraljamërimit (tahdhirit) për dikë. Të shpallurit e dikujt bidatçi, gjykimi mbi të është se ai ka rënë në bidat. Dhe paralajmërohet për të.

Ndërsa paralajmërimi (tahdhiri), pra nuk është gjykim mbi të që ai ka rënë në bidat, por ai është në një periudhë kundërshtimi (mosbindje) pasi që ai është këshilluar. E që do të thotë se ai e ka kundërshtuar menhexhin në disa çështje.

Ose ai ka disa paqartësi (dyshime) rreth menhexhit, apo mund të ndodhë që ai të ketë bërë ndonjë gabim në menhexh, dhe ai ka ngulur këmbë në gabimin e tij, pra në fillim.
Në atë kohë, ata do të paralajmërojnë për këtë individ. Ata mund të thonë: “Ki kujdes nga filani prej njerëzve, ai nuk duhet të rrethohet (rri larg tij)”. Dhe është paralajmëruar kundër tij derisa ai të pendohet dhe të kthehet (në atë që është e vërtetë). Dhe derisa të dëgjojmë fjalë të hollësishme të dijetarëve në lidhje me të.

Cila është çështja e rrezikshme këtu?

Çështja e rrezikshme këtu është nga disa këndvështrime.

Këndvështrimi i parë është dallimi në mes të rinjve Selefi në el-Uela uel Bera (miqësimit dhe armiqësimit) për këtë individ. Disa prej tyre e shohin si ti e ke shpalluar atë bidatçi, dhe se ti ke fyer atë dhe do të ndodhë ndarja.
Kjo është çështja. Një çështje e rrezikshme.


Çështja e dytë është se disa të rinj dhe ata janë këndvështrimi tjetër besojnë se ky individ është ende në periudhën ku mund të përfitohet prej tij.
Jo! Vërtet ky njeri në këtë kundërshtim (mospajtim, mosbindje) është në një periudhë ku ne duhet të ndalemi dhe të rrimë larg tij, kështu që mos të ndikohemi prej tij.

Pra nëse ai pendohet, dhe e braktis kundërshtimin e tij dhe i kthehet të vërtetës, atëherë ne mund t’i kthehemi atij. Dhe nëse ai këmbënguli, atëherë dijetarët e shpallën atë bidatçi dhe të ngjashmit me të. A është e qartë?

Pra ndaj atij  të cilit paralajmërohet duhet ndenjur larg tij. Veçanërisht për nxënësit e dijes të cilët nuk i kanë këmbët e rrënjosura thellë në dije.

E përse kjo?

Sepse në këtë periudhë, ky ndaj të cilit është paralajmëruar është mes dy çështjeve. Ai ose i kthehet të vërtetës, Allahu ia shpërbleftë me të mirë. Ose ai vazhdon në të pavërtetën e tij dhe nuk kthehet.

Në këtë periudhë, ai do të përhapë në zemrat dhe mendjet e të rinjve parime dhe argumente që nuk janë të qarta. Dhe ai do të fus tek ata baza që do t’i bëjë ata të mendojnë se ai nuk është bidatçi. Dhe ata do ta shohin atë sikur ai nuk ka dalë nga menhexhi.

Pra, kur dijetarët e kanë shpallur atë bidatçi, pas kësaj ata nuk do të pajtohen me këtë, sepse ai veçse ka mbjellë në zemrat e tyre se këto fjalë (të dijetarëve) nuk janë të vërteta për të.

A e braktisim ne atë?  Ne themi po!

Braktiseni atë. Rrini larg. Shpëtimi, nuk ka më të mirë se ai. Të jesh i shpëtuar në Fenë tënde.

Elhamdulilah, dijetarët janë të pranishëm, nxënësit selefij të dijes janë përhapur, dhe nëse nuk gjenden ata, atëherë gjenden librat selefije dhe kasetat. Allahu nuk e ka vënë Fenë e Tij mbi personalitetet.

Feja dhe e vërteta vazhdojnë dhe nuk kufizohen me individë. Dije të vërtetën dhe do të dish njerëzit e saj.  Qartë? 

Pra ky është parim shumë i rrezikshëm. Është obligim që të kemi kujdes me të.

Disa prej tyre, kur ti shkon tek ata dhe ju thua filani dhe fulani nga njerësit e ka këtë dhe këtë, ata thonë: “Dijetarët ende nuk e kanë shpallur atë bidatçi”.

Pra, nëse dijetarët nuk e kanë shpallur bidatçi, atëherë ai është në një periudhë në të cilën ai do ta pranojë të vërtetën apo do ta refuzojë atë. Dhe ti mund të mashtrohesh nga ai dhe të mbetesh në kurthin e litarëve të tij. Pra është obligim sipas Sheriatit që të largohesh prej tij. Dhe t’i presësh fjalët e dijetarëve për të. A do të kthehet (tek e vërteta) ai dhe të përfitohet prej tij apo të braktiset?

A është i qartë tani ky parim?


Video në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Jeton Shasivari