Bismilah...

Autor: Shejkh Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=153777

Me të vërtetë gjendjet e Muslimanëve ta trishtojnë dhe ta këpusin shpirtin, sepse ata i kanë pllakosur sëmundjet, në akijde, në politikë, thuaj ç’të duash. Ilaçin e kanë para veteve të tyre, porse ata nuk e duan këtë ilaç - përveç atyre që do Allahu. Ata shkojnë dhe kërkojnë ilaçin andej-këndej, ndërsa ilaçit të vërtetë që ua ka dhënë Zoti i Gjithësisë, të paktë janë që po i kthehen, fatkeqësisht.

Allahu e ka përshkruar këtë Kur`an duke thënë se në të ka shërim:

قُلْ هُوَ لِلَّذِينَ آَمَنُوا هُدًى وَشِفَاءٌ

“Thuaj: ai është për ata që besojnë udhëzim dhe shërim.” [Fussilet, 44]

وَنُنَزِّلُ مِنَ الْقُرْآنِ مَا هُوَ شِفَاءٌ وَرَحْمَةٌ لِّلْمُؤْمِنِينَ ۙ

“Dhe Ne zbresim nga Kur`ani atë që është shërim dhe mëshirë për Besimtarët.” [el-Israa`, 82]

Ai është shërim për këto sëmundje, pasha Allahun!

Pasha Allahun, s’ka ilaç dhe s’ka rrugëdalje për ata nga ky poshtërim, nga ky turpërim dhe nga ky llum, përveç nëse i kthehen këtij Libri dhe të gjykojnë me të në besimet e tyre, në adhurimet e tyre, në metodologjitë e tyre, në politikat e tyre dhe në të gjitha punët e tyre. S’ka ilaç tjetër për ta pos tij. Dhe, fatkeqësisht, mjekët, ata të cilët e ofrojnë ilaçin, janë të gjorë, ata devijojnë nga ky ilaç dhe shkojnë drejt ilaçeve helmuese dhe vdekjeprurëse, të cilat nuk u shtojnë gjë tjetër veçse bela, poshtërim dhe turpërim.

I Dërguari - ‘alejhis-salatu ues-selam - ka folur rreth këtyre gjendjeve të këqija e të ulta, të cilat do bien mbi Umetin. Dhe në të njëjtën kohë, ai - ‘alejhis-salatu ues-selam - u dha edhe ilaçin. Porse ata ranë në sëmundje, në epidemi dhe llum, dhe të paktë janë ata që e duan ilaçin. E nëse ata i thërret dikush që kërkon t’i nxjerrë ata nga poshtërimi, turpërimi dhe sëmundjet ku ndodhen, ata nuk ia vënë veshin atij dhe as nuk e përfillin fare, madje ata e luftojnë atë, fatkeqësisht.

Ai që thotë fjalën e hakut dhe thërret tek Libri i Allahut, tek Suneti i të Dërguarit të Allahut dhe që njerëzit t’i heqin qafe këto telashe e devijime e bidate, të cilat i kanë vërvitur ata në poshtërim, në turpërim e në llum, ai luftohet! Luftohet me luftën më të ashpër, luftohet nga ata që shtiren sikur duan përmirësimin, ndërkohë që ata po e shpien Umetin drejt shkatërrimit dhe rrënimit. E sa shpejt që u përgjigjen këtyre lloj njerëzve!

O Umeti Islam, ku është Teuhidi i saktë? Ku është akideja e saktë? Ku është menhexhi i saktë? Këto janë gjërat që i bashkojnë Muslimanët. Të gjithë Muslimanët e kanë detyrë që të jenë në një akijde të vetme dhe në një menhexh të vetëm, dhe kjo nuk gjendet vetëm se në Librin e Allahut dhe në Sunetin e të Dërguarit të Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - dhe në rrugën që ndoqën Selefët e devotshëm, ata të cilët besuan në Allahun - ‘Azze ue Xhel-le -, në Librin e Tij, në të Dërguarit e Tij dhe në çdo çështje të Imanit dhe Islamit, si dhe i zbatuan ato në jetën e tyre, në akijde, në adhurime, në vepra, në sjellje, në xhihad etj., në të gjitha çështjet e jetës.

Nuk përmirësohet fundi i këtij Umeti veçse me atë që u përmirësua fillimi i tij, sado të bërtasim për përmirësim andej-këndej. Përmirësimi (që kërkojnë) sot është demokracia. Ilaçi sipas tyre sot është demokracia, reformat, reformatorët, bashkimi me Rrafidat, me Batinijet, me Sekularistët, me Çifutët dhe të Krishterët… etj., ky është përmirësimi që duan dhe pajtohen ata. Dhe ata s’duan tjetër pos këtij. Ky është përmirësimi drejt të cilit po thërrasin. Ky është përmirësimi që vjen nga Evropa dhe Amerika.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj