Bismilah...

Autor: Salih ibën Feuzan el-Feuzan

 

Pyetje: Allahu ju shpërbleftë me të mira. Shumë njerëz thonë se ata që i refuzojnë bidatçinjtë janë shkak për përçarje.

Përgjigje: Po, ata ndajnë midis të vërtetës dhe të kotës, kjo është e saktë, ne bëjmë ndarje midis të vërtetës dhe të kotës, dhe midis njerëzve të Hakut dhe njerëzve të devijimit, dhe ne do t’i refuzojmë dhe poashtu dijetarët i kanë refuzuar ata. Kjo nuk bëhet me qëllim që të bëhet përçarje por me qëllim që t’i bashkojmë njerëzit në hak. Ngase lënia e njerëzve në devijim dhe në fjalë të pavërteta, kjo është ajo që i përçan muslimanët. Ndërsa kur ua sqaron njerëzve të vërtetën që ata të bashkohen në të, kjo është thirrje për bashkim dhe nuk është thirrje për përçarje. Thirrje për përçarje është kur thuhet: "Mos i refuzoni njerëzit e devijimit!" Kjo është thirrje për përçarje, nëse ata do të logjikonin.

 

Përktheu: Abdullah Beqiri

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org