Autor: Shejkh Muhamed Bazmul
Burimi: faqja personale e Shejkhut në fb
Protokollet e të Urtëve Zionistë, Shteti Zionist, Amerika, Rusia, Kina, India, Korea, të gjitha këto nuk kanë asnjë rëndësi. Ai që ka rëndësi je ti o musliman! Duhet të jesh i bindur patjetër që Allahu është Ai i Cili lëviz çdo gjë! Dhe se po të mblidhen bashkë të gjitha krijesat që të të bëjnë dëm ty me diçka, ata s’kanë për të dëmtuar ty me asgjë, përveç se me atë që do Allahu që ti të dëmtohesh. E po të mblidhen të gjithë bashkë që të të bëjnë dobi ty me diçka, ata s’kanë për të të bërë dobi ty me asgjë, përveç se me atë që do Allahu që ti të kesh dobi.
Ai që ka rëndësi në të gjithë këtë çështje je ti o musliman!
Po, je ti, me lidhjen që ke ti me Allahun – SubhaneHu ue Te’ala!
A i përmbahesh drejt Ligjit të Allahut?
Sepse po t’i përmbahesh drejt, atëherë jeta jote do të ecë drejtë, dhe Allahu do të të furnizojë me ujë të bollshëm të kulluar, e do të japë një jetë të mirë.
Ka thënë Allahu i Lartësuar:
وَأَلَّوِ اسْتَقَامُوا عَلَى الطَّرِيقَةِ لَأَسْقَيْنَاهُمْ مَاءً غَدَقًا
“Ata po të ecnin drejtë në Rrugën (e Zotit), Ne do t’u kishim dhënë atyre ujë të bollshëm e të kulluar.” [el-Xhin, 16]
A ke besuar tek Allahu, a ke bërë vepra të mira, a e ke adhuruar Allahun dhe nuk i ke shoqëruar asgjë Atij në adhurim?
Sepse ti po i bëre këto, Allahu do të të bëjë ty mëkëmbës në tokë, do të të japë mundësi që ta zbatosh fenë tënde në tokë, e Allahu do ta ndryshojë frikën tënde me siguri.
Ka thënë Allahu i Lartësuar:
وَعَدَ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنْكُمْ وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَيَسْتَخْلِفَنَّهُمْ فِي الأرْضِ كَمَا اسْتَخْلَفَ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ وَلَيُمَكِّنَنَّ لَهُمْ دِينَهُمُ الَّذِي ارْتَضَى لَهُمْ وَلَيُبَدِّلَنَّهُمْ مِنْ بَعْدِ خَوْفِهِمْ أَمْنًا يَعْبُدُونَنِي لا يُشْرِكُونَ بِي شَيْئًا وَمَنْ كَفَرَ بَعْدَ ذَلِكَ فَأُولَئِكَ هُمُ الْفَاسِقُونَ (٥٥) وَأَقِيمُوا الصَّلاةَ وَآتُوا الزَّكَاةَ وَأَطِيعُوا الرَّسُولَ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ (٥٦ (
“Allahu u ka premtuar atyre prej jush, që besojnë dhe që bëjnë vepra të mira, se do t’i bëjë mëkëmbës në Tokë, ashtu si i ka bërë ata para tyre dhe që do t’ua bëjë të patundur fenë e tyre, me të cilën Ai është i kënaqur, dhe që frikën do t’ua shndërrojë në siguri. Le të më adhurojnë Mua e të mos Më shoqërojnë asgjë në adhurim. Sa për ata që, pas kësaj, mohojnë (besimin), pikërisht ata janë të pabindurit. Falni namazin, jepni zekatin dhe binduni të Dërguarit, që të mëshiroheni!” [en-Nur, 55-56]
A e ke frikë Allahun? Sepse po ta kesh frikë Allahun, Ai do t’i hapë për ty begatitë nga qielli e nga toka.
Ka thënë Allahu i Lartësuar:
وَلَوْ أَنَّ أَهْلَ الْقُرَى آمَنُوا وَاتَّقَوْا لَفَتَحْنَا عَلَيْهِمْ بَرَكَاتٍ مِنَ السَّمَاءِ وَالأرْضِ وَلَكِنْ كَذَّبُوا فَأَخَذْنَاهُمْ بِمَا كَانُوا يَكْسِبُونَ (٩٦) أَفَأَمِنَ أَهْلُ الْقُرَى أَنْ يَأْتِيَهُمْ بَأْسُنَا بَيَاتًا وَهُمْ نَائِمُونَ (٩٧) أَوَأَمِنَ أَهْلُ الْقُرَى أَنْ يَأْتِيَهُمْ بَأْسُنَا ضُحًى وَهُمْ يَلْعَبُونَ (٩٨) أَفَأَمِنُوا مَكْرَ اللَّهِ فَلا يَأْمَنُ مَكْرَ اللَّهِ إِلا الْقَوْمُ الْخَاسِرُونَ (٩٩ (
“Sikur banorët e atyre qyteteve të besonin dhe të ruheshin prej gjynaheve, Ne do t’u dërgonim begati nga qielli dhe toka, por ata mohuan, prandaj i dënuam për atë që bënë. A janë të sigurtë banorët e këtyre qyteteve se nuk do t’iu vijë dënimi Ynë natën, ndërkohë që flenë?! A janë të sigurtë ata se nuk do t’iu vijë dënimi Ynë ditën, ndërkohë që argëtohen?! A janë të sigurtë ata nga befasitë e Allahut? Vetëm ata që janë të humbur nuk u frikësohen befasive të Allahut.” [el-E’araf, 96-99]
Kjo është e rëndësishme… asgjë tjetër!
Që nga koha e të Dërguarit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – e deri në ditët e sotme, luftërat, armiqësitë, kurthet dhe komplotet kundër Islamit dhe muslimanëve janë të vazhdueshme e të pandalshme… mos të të gënjejë askush që këto po ndodhin për shkak të veprës së filanit… apo për shkak të veprës së filan shteti…
A e di përse?
Sepse dunjaja nuk është tokë e përjetshme, përkundrazi, ajo është tokë e mashtrimit… dhe sepse Allahu na krijoi që të na sprovojë në të, dhe se ahireti është toka e jetës së vërtetë.
Ka thënë Allahu i Lartësuar:
وَمَا هَذِهِ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا إِلا لَهْوٌ وَلَعِبٌ وَإِنَّ الدَّارَ الآخِرَةَ لَهِيَ الْحَيَوَانُ لَوْ كَانُوا يَعْلَمُونَ (٦٤ (
“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është jeta e vërtetë. Veç sikur ta dinin!” [el-Ankebut, 64]
Ka thënë Allahu – Tebarake ue Te’ala –:
تَبَارَكَ الَّذِي بِيَدِهِ الْمُلْكُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ (١) الَّذِي خَلَقَ الْمَوْتَ وَالْحَيَاةَ لِيَبْلُوَكُمْ أَيُّكُمْ أَحْسَنُ عَمَلا وَهُوَ الْعَزِيزُ الْغَفُورُ (٢)
“I lartësuar është Ai, në Dorën e të Cilit është pushteti, e Ai është i Gjithëfuqishëm për gjithçka. Ai i Cili krijoi vdekjen dhe jetën që t’ju vërë në provë, se cili prej jush do të jetë më vepërmirë. E s’ka dyshim që Ai është i Plotfuqishmi dhe Falës i Madh.” [el-Mulk, 1-2]
O musliman… përmbushe Imanin tënd me vepra të mira dhe me mbështetjen tek Allahu, pastaj përgëzohu… sepse neve na mjafton Allahu dhe Ai është më i Miri që mund t’i mbështetesh.
Përktheu: Alban Malaj