Shejkh Salih el-Feuzan
Sa për ata që tani mohojnë Akiden dhe Teuhidin dhe thonë: “Këto janë terma që nuk kanë argument, ata nuk e emërtonin kështu.” Kjo është dyshim (rreth çështjeve të Akides dhe Teuhidit), kjo është një formë dyshimi, ata duan ta çrrënjosin këtë Akide, dhe vijnë me këto fjalë. Ata thonë: “Teuhidi dhe Akidja nuk janë të pranishme në Kuran dhe Sunet”. Këto janë kuptime (e fjalës Akide dhe Teuhid), këto janë kuptimet e asaj që ka ardhur në Kuran dhe Sunet. Por ata duan të ngjallin dyshime rreth Akides me qëllim që mos të bëhet dallim mes grupeve të devijuara dhe grupeve të drejta, këtë e synojnë ata në mënyrë që mos të refuzohen njerëzit e së kotës (Ehlul-batil). Ky është synimi i tyre, ky është synimi i atyre që pretendojnë se kanë dije.
Ndërsa njerëzit e rëndomtë dhe të thjeshtë të cilët marrin (dije) nga mbeturinat, mbeturinat e mendimeve, ata i përsërisin këto fjalë, siç është shkruar në disa gazeta dhe në disa libra, ata nuk quhen libra, ato libra quaji plehra, porse vet ata i quajnë libra. Pra, nuk lejohet që t’u kthehemi këtyre dyshimeve dhe këtyre çështjeve dhe Ummeti këtë e ka mësuar dhe i ka dhënë rëndësi kësaj në mënyrë që të bëhet dallim në mes të vërtetës dhe të kotës, dhe mes udhëzimit dhe devijimit.
Ata (njerëzit e devijuar) kanë një synim të caktuar me këtë (mohimin e Akides dhe Teuhidit), pra ata duan që t’i përziejnë njerëzit, kështu që të mos ketë dallim në mes një ateisti dhe një heretiku dhe në mes një njeriu të përqendruar (në fe) dhe një bidatçiu, të gjithë nën ombrellën e emrit Islam. Ata thonë:
“Për hir të bashkimit të muslimanëve”. Muslimanët nuk mund të bashkohen përveç se në Akiden e saktë. Ata nuk mund të bashkohen përveç se në Akiden e saktë, e cila Akide i bashkoi Sahabët kur ata ishin të përçarë.
إِذْ كُنتُمْ أَعْدَاءً فَأَلَّفَ بَيْنَ قُلُوبِكُمْ
“Pasi ju ishit armiq mes njëri-tjetrit, por Ai bëri bashkimin mes zemrave tuaj.” Aali Imran, 103
Pra, çfarë ishte ajo që i bashkoi Sahabët nga ndarja dhe lufta, përveç se kjo Akide që është me ne (dhe ajo është):
لَا إِلٰهَ إِلَّا الله مُحَمَّدٌ رَسُولُ الله
“Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe Muhammedi është i Dërguari i Tij.”
Pra, nuk i bashkon njerëzit asgjë përveç se Akidja e saktë, por nëse ata ndryshojnë në besimin e tyre, atëherë ata nuk do të bashkohen kurrë. Po! ka dallime në fik’h, në çështjet e fik’hut, kjo gjë nuk do të dëmtojë e as nuk do të shkaktojë ndarje dhe armiqësi sepse ky është një ixhtihad i lejuar. Por mospajtimet në Akide nuk lejohen dhe nuk do të bashkohen ata që kanë mospajtime (në Akide), kurrë! Nuk do të bashkohen ata që kanë mospajtime në Akide, kushdo qoftë të përpiqet, sepse ai dëshiron të bashkoj në mes kundërshtimeve dhe nuk ka mundësi të bashkosh mes kundërshtimeve dhe kontradiktave, kurrsesi! Nëse ata dëshirojnë bashkimin e muslimanëve, atëherë, së pari e kanë për obligim ta saktësojnë Akiden. Akidja në të cilin ishin të Dërguarit që nga i pari e deri tek i fundit,të cilët i jepnin rëndësi Akides dhe fillonin me të.
Së pari, ata e kanë për detyrë ta veçojnë Akiden. Nëse ata e veçojnë Akiden, atëherë Ummeti do të bashkohet, nëse janë të zellshëm dhe serioz. Por ata tallen me atë që flet për Akide dhe që thërret për në Akide, tallen me të.
Ata thonë: “Ky bën tekfir mbi njerëzit” “Ky dëshiron t’i përçajë muslimanët,” e gjëra të tjera që thonë. Andaj, ne u themi atyre: “Hajt! Bashkoni muslimanët në atë që ju thoni.” Nuk do të mundeni kurrë! Nuk do të mundeni kurrë! Por nëse veçohet Akidja, atëherë do të bashkohen me lehtësi.
وَإِن يُرِيدُوا أَن يَخْدَعُوكَ فَإِنَّ حَسْبَكَ اللَّـهُ هُوَ الَّذِي أَيَّدَكَ بِنَصْرِهِ وَبِالْمُؤْمِنِينَ وَأَلَّفَ بَيْنَ قُلُوبِهِمْ لَوْ أَنفَقْتَ مَا فِي الْأَرْضِ جَمِيعًا مَّا أَلَّفْتَ بَيْنَ قُلُوبِهِمْ وَلَـٰكِنَّ اللَّـهَ أَلَّفَ بَيْنَهُمْ إِنَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ
“Është Ai i Cili të ka mbështetur ty me Ndihmën e Tij (të pakursyer) dhe me besimtarët. Dhe Ai i ka bashkuar zemrat e besimtarëve. Sikur ti të kishe shpenzuar gjithë ç’ka në tokë, nuk do të kishe lidhur aq fort zemrat e tyre, por është Allahu që i bëri bashkë ato. Nuk ka dyshim se Ai është i Gjithëfuqishëm, më i Urti Gjithëgjykues.” El-Enfal, 62-63.
وَاذْكُرُوا نِعْمَتَ اللَّـهِ عَلَيْكُمْ إِذْ كُنتُمْ أَعْدَاءً فَأَلَّفَ بَيْنَ قُلُوبِكُمْ فَأَصْبَحْتُم بِنِعْمَتِهِ إِخْوَانًا وَكُنتُمْ عَلَىٰ شَفَا حُفْرَةٍ مِّنَ النَّارِ فَأَنقَذَكُم مِّنْهَا كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ اللَّـهُ لَكُمْ آيَاتِهِ لَعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ
“Mbani në mendje Përkujtimin e Allahut përmbi ju, pasi ju ishit armiq mes njëri-tjetrit, por Ai bëri bashkimin mes zemrave tuaja, kështu që me Mirësinë e Tij ju u bëtë vëllezër (në Besimin Islam); dhe ishit në buzë të greminës së Zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej tij. Kësisoj Allahu jua bën të qarta Ajetet (provat, treguesit, shpalljet), që të mund të drejtoheni.” Aali -Imran, 103
Pra, nuk do t’i bashkojë njerëzit përveçse Akidja e saktë me të cilën erdhën të Dërguarit, nga i pari i tyre e deri tek i fundit i tyre, Muhammedi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).
وَمَا أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ مِن رَّسُولٍ إِلَّا نُوحِي إِلَيْهِ أَنَّهُ لَا إِلَـٰهَ إِلَّا أَنَا فَاعْبُدُونِ ﴿٢٥﴾
“Dhe Ne nuk kemi sjellë ndonjë të Dërguar para teje (O Muhammed sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e që të mos e kemi frymëzuar Ne (duke i thënë): “La ilahe il-la Ene (nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Meje), pra më adhuroni Mua të Vetëm.” El-Enbija, 25
وَإِنَّ هَـٰذِهِ أُمَّتُكُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً وَأَنَا رَبُّكُمْ فَاتَّقُونِ ﴿٥٢﴾
“Dhe me të vërtetë që kjo feja juaj është një fe (Islami); dhe Unë jam Zoti juaj; kështu pra, m’u frikësoni (vetëm) Mua (plotësoni detyrimet tuaja ndaj Meje).” El- Mu’minun, 52
Dhe në ajetin tjetër:
إِنَّ هَـٰذِهِ أُمَّتُكُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً وَأَنَا رَبُّكُمْ فَاعْبُدُونِ
“Nuk ka dyshim se ky, Ummeti (Vëllazëria, Ligji e Feja juaj, Besimi i Pastër Islam) është një fe dhe Unë jam Zoti juaj, kështu pra, më adhuroni vetëm Mua (të Vetëm).” El-Enbija, 92
Ata nuk do të bashkohen përveç se në Adhurimin e një Zoti të Vetëm. Dhe Ai është Allahu Subhanehu ue Te’Ala sepse Ai është Zoti i Vërtetë dhe tjerët përveç Tij janë të pavërtetë.
ذَٰلِكَ بِأَنَّ اللَّـهَ هُوَ الْحَقُّ وَأَنَّ مَا يَدْعُونَ مِن دُونِهِ هُوَ الْبَاطِلُ وَأَنَّ اللَّـهَ هُوَ الْعَلِيُّ الْكَبِيرُ ﴿٦٢﴾
“Kjo ngaqë Allahu, Ai është i Vërteti, i Përhershmi (Zoti i Vetëm i Vërtetë që s’ka shok e të barabartë me Të) dhe gjithçka që ata (politeistët) lusin në vend të Allahut ose përkrah Tij është Batil (e rreme, e humbur, e kotë). Dhe vërtet Allahu, Ai është më i Larti, më i Madhi.” Haxh, 62
Pra kjo është mundësia e unitetit të muslimanëve, nëse ata janë të sinqertë; të korrigjojnë Akiden dhe të largojnë devijimet prej saj dhe gjërat e huaja, ashtu siç ka ardhur me të Muhammedi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), pastaj muslimanët vërtetë do të bashkohen në këtë Akide. Kjo është ajo që deshën Selefët, siç është Berbehari dhe tjerë me komentimin e këtyre shkrimeve dhe këtyre librave që qartësojnë Akiden e saktë. Kur ndodhën fitnet, përçarjet dhe devijimet, ata shkruajtën këtë Akide duke e shpjeguar me të Sunnetin në të cilën Akide ishte i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), Shokët e tij dhe Gjeneratat e Lavdëruara.
Ai që kapet pas saj (Akides) ka shpëtuar dhe ai që largohet prej saj është shkatërruar. Për të cilën Akide ka thënë (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem):
تَرَكْتُكُمْ عَلَى الْبَيْضَاءِ لَيْلُهَا كَنَهَارِهَا
“Unë po ju lë në një rrugë të qartë, nata në të është e shndritur sikurse dita.”
Dhe Allahu (Xhel-le ue ‘Ala) thotë:
الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الْإِسْلَامَ دِينًا
“Këtë ditë Unë e përsosa fenë tuaj për ju, plotësova Mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha për ju Islamin fe.” El-Maideh, 3
Ky është shkaku i bashkimit dhe njësimit të muslimanëve, porse të thuhet (parimi i Hasan el-Bennas dhe i gjithë Ihuanul-Musliminëve): “Të bashkohemi aty ku pajtohemi dhe ta justifikojmë njëri-tjetrin aty ku kundërshtohemi.” Kjo është prej pamundësive, nëse mospajtimi është në Akide. Por nëse mospajtimi (ikhtilaf) është në fik’h, në çështjet e fik’hut atëherë kjo mund të jetë e mundur, megjithatë është obligim që të pasohet argumenti, madje dhe në çështjet e fik’hut është obligim pasimi i argumentit.
فَإِنْ تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللَّهِ وَالرَّسُولِ
“Dhe nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, drejtohuni Allahut (Fjalës së Tij – Kur’anit) dhe të Dërguarit të Tij (Sunnetit të Muhammedit, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).” En-Nisa, 59
Por në çështjet e fik’hut, ku ka mundësi (mendimesh) dhe këndvështrime, atëherë kjo nuk shkakton ndarje mes Muslimanëve. Prandaj, Ehli Sunneti ka mes tyre Hanefi dhe Maliki dhe mes tyre ka Shafi dhe Hanbeli dhe ata nuk kanë mospajtime – të gjithë lavditë i takojnë Allahut - dhe ata nuk përçahen, sepse këto janë ixhtihad (përpjekje) lidhur me fik’hun, ka këndvështrime dhe ka përgjithësime nga argumentet. Ndërsa e kundërta është me Akiden (kundrejt Fik’hut), Akidje e tyre është një. Hanbelitë, Malikitë, Shafitë dhe Hanefitë, Akidja e tyre është një.
Edhe pse kishte prej pasuesve të tyre që i kanë kundërshtuar ata në Akide. Ka prej Hanbelive, Hanefive, Shafive dhe Malikive të cilët i kanë kundërshtuar Imamët në Akiden e tyre. Ai i atribuohet atyre vetëm në fik’h, ndërsa në Akide i kundërshton ata. Këto nuk konsiderohen pasues të Imamëve, sepse ata i pasuan në diçka porse i kundërshtuan në diçka më të rëndësishme. Ata i kundërshtuan në diçka më të rëndësishme. Kështu që ne nuk i konsiderojmë ata pasues të Imamëve ndërkohë që i kundërshtojnë ata në Akide.
Kjo është ajo që i shtyri dijetarët si El-Berbehari dhe tjerë të përshkruajnë doktrinën e drejtë që është marrë nga Libri i Allahut dhe Sunneti i të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe udhëzimi i Selefëve, në mënyrë që muslimanët ta ndjekin atë. Dhe kjo është prej këshillës për Allahun, për të Dërguarin e Tij, për Librin e Tij, për prijësat e muslimanëve dhe për muslimanët në përgjithësi.
E sikur çështja të ishte e fshehur dhe të mos sqarohej dhe të mos shkruheshin këto libra, shumë njerëz do të kishin devijuar. Por këto libra – të gjitha lavditë i takojnë Allahut – këto janë mirësi nga Allahu (‘Azze ue Xhe-le) dhe një dëshmi nga Allahu për krijesat e Tij në mënyrë që ata që do të jetonin, të jetonin pas një prove të qartë dhe ata që do të shkatërroheshin, të shkatërroheshin pas një prove të qartë. Po.
Përktheu: Jeton Shasivari