Bismilah...

Shejkh Ahmed Bazmul

Pyetja e tetë:

Disa njerëz thonë, "Un besoj se (menhexhi) Selefi është i vërtetë, por morali i selefijve më bën që të iki prej këtij menhexhi"?

Përgjigje nga Shejkh Ahmed Bazmul:

Në rregull, përgjigja për këtë pyetja është në shumë aspekte.

Aspekti i parë:

Ti a je bërë musliman dhe e ke ndjekur menhexhin Selefij për hir të njerëzve apo për Hir të Allahut?

Për Hir të Allahut ‘Azze ue Xhel, për ta ndjekur Fenë e Tij, dhe për të kërkuar shpërblim nga Ai - Subhanehu ue Te'Ala.

Ti nuk kërkon shpërblim nga njerëzit. Nëse njerëzit gabojnë, atëherë ti u largohesh gabimeve të tyre.

Pra, besimtari i cili përzihet me njerëzit dhe bën durim ndaj mundimeve të tyre, është më i mirë se ai që nuk përzihet me njerëzit. Kjo është e para.

E dyta:

Nëse gjen tek vëllezërit e tu gabime, kundërshtime dhe sjellje të keqe dhe ata janë Selefij, atëherë ti i këshillon ata dhe u sqaron atyre, dhe ki zell për t'i udhëzuar ata.

Së treti:

Pasha Allahun, vëllezërit e tu selefij me sjelljet e tyre të këqija për të cilat ti po ankohesh, pasha Allahun, ata janë më të mirë se hizbijt, të cilët ndaj teje kanë sjellje të lavdërueshme.

Së katërti:

Selefiju me sjelljen e tij është më i lartë se hizbiju i cili posedon sjellje, sepse hizbiju është i poshtëruar dhe vocërrak për shkak të hizbijes së tij dhe kundërshtimeve të tij ndaj të vërtetës.

Së pesti:

Ne të themi ty o vëlla, se shejtani ndaj Selefijve është i zellshëm që të shkaktojë konflikte dhe polemika në mes tyre dhe për t'ua prishur moralin e tyre. Pra ti, mos u bë pre e shejtanit, kështu që të të largojë ty nga vëllezërit e tu Selefij.

Po ashtu shejtani është larg atyre hizbijve, ngase shejtani nuk vjen te një shtëpi e rrënuar.

Ata janë ashtu siç kanë thënë disa Selefë, mendoj se është el-Euzai apo të tjerë pos këtij:

"Ehli Suneti bën që njerëzit të izolohen apo të ikin prej tyre."

Përse? Ai tha se shejtani u vjen atyre dhe përpiqet që t'i devijoj ata dhe përpiqet t'i largoj njerëzit prej tyre (selefijve)

Ndërsa ithtarët e bidatit kanë qetësi dhe rehati, me qëllim që shejtani t'i përdor këta (hizbij) si kurth për (t'i devijuar) njerëzit.

Ki kujdes, që mos të mashtrohesh nga qetësia e tyre dhe nga morali i mirë i tyre dhe të rrëzohesh në rrjetat e tyre, sepse vërtetë ajo është helm dhe shkatërrim.

Ki kujdes që mos të largohesh nga e vërteta për shkak të disa ftohjeve të marrëdhënieve apo për shkak të disa marrëdhënieve të këqija të cilat i gjen tek vëllezërit e tu.

Pastaj, Allahu mos e caktoftë, nëse të rastis një çështje e këtillë, nëse ti bën durim dhe kërkon shpërblim te Allahu ‘Azze ue Xhel, atëherë ti ke shpërblim te Allahu ‘Azze ue Xhel.

Andaj, kini kujdes në çështje të tilla, Allahu ju bekoftë.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari