Shejkh Salih es-Suhejmi
Përse nuk po bashkohet Ummeti (muslimanët)? Shumë njerëz e pyesin njëri-tjetrin; përse Umeti Islam është i përçarë? Përse Umeti Islam është i copëtuar? Përse i sundojnë ata vëllezërit e majmunëve dhe derrave? Pse?
Sepse shumë prej tyre (muslimanëve) i bëjnë shirk Allahut, ai pretendon se është nga njerëzit e fjalës La ilahe il-lAllah (nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut), kurse i adhuron putat, idhujt, varret dhe yjet.
Sot në mëngjes kërkova të dëgjoj radion, po prisja lajmet, befas (po dëgjoj) gra muslimane me emrat e tyre, emra islam. Po e pyesnin njërin për njëfarë ylli (të muzikës)! Dhe për horoskopin e një filani? Dhe për fatin e një filani? Emrat e tyre ishin emra Islam! Dhe nga një radio Islame! Radio e cila pretendon se është Islame.
Ç'do të thotë kjo? Do të thotë se ne duam ta bashkojmë Umetin me këtë llum? Betohem në Allahun, nuk do të bashkohet, betohem në Allahun nuk do të bashkohet përderisa ky llum është i pranishëm; derisa sa të pastrohet toka nga shirku. Nuk kam për qëllim shirkun e Kufarëve të njohur nga Jehudët, të Krishterët, Komunistët, Budistët e të tjerë pos këtyre, kufri i tyre është i ditur.
Unë kam për qëllim atë që e përfaqëson Islamin, kurse ai i bën shirk Allahut ('Azze ue Xhel-le), tallet me Sunetin e Pejgamberit të tij (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem). Megjithëkëtë, ne i themi këtij që i thotë këto fjalë, të thotë ty: Filani po e përçan Umetin! Filani po i përçan njerëzit? Ky po e përçan fjalën e Umetit!
Parimisht, Umeti veçse është i përçarë, "Nuk do të përmirësohet fundi i këtij Umeti, përveçse me atë që u përmirësua fillimi i tij," siç ka thënë Imami i Shtëpisë së Hixhretit (Medines), Imam Malik ibn Enes (Allahu i Lartësuar e mëshiroftë). Kjo çështje nuk është çështje pretendimesh, Islami me identitet! Ne nuk i humbim shpresat, ne themi: njerëzit do t'i kthehen Islamit, por kur?
Kjo çështje kërkon mund nga nxënësit e dijes, nga dijetarët dhe nga ata që do ta kumtojnë këtë shpallje, dhe nga ata që tregojnë xhelozi për Akide, dhe të jetë i vendosur për ta kumtuar shpalljen e Allahut ('Azze ue Xhel-le), ashtu siç është. E jo me bashkim! Jemi lodhur me këtë bashkim dhe përzierje. Jemi ngopur me të që prej dhjetëra vitesh, po mbahen konferenca në çdo vend dhe këto konferenca janë tamam siç thuhet (në një fjalë të urtë), "Shumë zhurmë për asgjë."
Ne nuk dëshpërohemi, shpresa tek Allahu është shumë e madhe.
"Nuk do të pushojë së ekzistuari një grup nga Umeti im, fitimtarë në të vërtetën; ata nuk do të dëmtohen nga ata që do t’i kundërshtojnë derisa të vijë urdhri i Allahut."
Porse ne themi (me vargje poezie):
يبلغ البُنيانُ يومًا تمامه متى
E kur do të përfundojë shtëpia së ndërtuari
إذا كنت تبنيه وغيرك يهدِمُ
kur ti e ndërton, ndërsa tjetri nuk rresht së shkatërruari
O ju producent të disqeve (kasetave)! O ju pronar të Shtëpive Diskogfrafike! Kini frikë Allahun ('Azze ue Xhel-le), mos shitni përveç se atë që e ka lejuar Allahu ('Azze ue Xhel-le), të paturpshmit shesin këngë dhe disqe me video degjeneruese të cilat e degjeneruan rininë, dhe pronarët e Shtëpive Islame të Diskografisë të cilët shesin besëtytni, bidate dhe shirk.
Atëherë, nga t'ia mbajmë? Zgjidhja është kthimi tek dijetarët dhe të ulemi para tyre, dhe të marrim dije dhe ta kuptojmë fenë e Allahut ('Azze ue Xhel-le).
Kasetat ndahen në dy lloje – ta themi troç: një pjesë shitet për të shkaktuar shthurje, imoralitetit, degjenerim dhe paturpësi dhe atë që fton për në zina dhe lapërdhi dhe dalje nga Feja. Rri larg televizioneve dhe antenave satelitore, dhe rri larg nga ajo që transmetohet prej tyre.
Dhe kasetat e tjera – shumica e tyre – të cilat quhen kaseta islame, përhapin dyshime dhe disa prej tyre përhapin shirk dhe bidate, sikur ata që shesin kaseta siç është "Gale, Gale" (njëfarë ilahije), apo kaseta të cilat tallen me Sunetin e tjetrit, apo ilahije (nashide) që janë muzikë dhe të cilat quhen ilahije Islame, ndërsa ajo është muzikë e qartë, kini frikë Allahun o vëllezërit e mi!
Betohem në Allahun, unë zemërohem shumë – edhe në qoftë se jam nga njerëzit me më shumë të meta – të paktën për të hequr qafe përgjegjësinë (për ta këshilluar Umetin), muslimani e ka për obligim të përpiqet për atë që e afron te Allahu ('Azze ue Xhel-le) dhe të largohet nga këto gjëra.
Jemi lodhur me këtë bashkim (d.m.th bashkim të muslimanëve pavarësisht sekteve), jemi lodhur me të. Ky unitet nuk bën dobi, "I shoh mbeturinat e hirit si shkëndijë zjarri" ky unitet nuk i bën dobi Umetit, ajo që bën dobi është tesfije ue terbije (dëlirje dhe edukim), dëlirja e Akides nga njollat e shirkut dhe bidateve si dhe mëkateve. Dhe edukimi në bindjen ndaj Allahut ('Azze ue Xhel-le) si dhe mirërritjen në bindje ndaj Allahut (Tebareke ue Te'ala), kjo është zgjidhja.
Andaj, për neve vlen fjala e një poeti:
ومنَ العجائبِ والعجَائبُ جمَّةٌ
Dhe mes çudive që s'kanë të sosur
قربُ الحبيبِ ومَا إليه وصُولُ
E kam të dashurin pranë por atë s'e arrij
كَالعيسِ في البَيْداءِ يقتُلُها الظَما
Si deveja në shkretëtirë nga etja ka ngordhur
وَالماءُ فوقَ ظُهورِهَا محمولُ
ndërkohë që mbart ujë mbi shpinën e saj
A nuk i frikësohemi Allahut ('Azze ue Xhel-le) për rininë tonë, për fëmijët tanë, për bijat tona?
Pastroni shtëpitë tuaja nga këto kaseta me muzikë të quajtura ilahije (nashide), të cilat ose janë dyshime ose janë epshe. Përpiquni për të marr dije dhe për ta kuptuar fenë e Allahut.
Përktheu: Jeton Shasivari