Autor: Shejkh Rabij’ ibn Hadij el-Medkhalij
Burimi:http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=111036
Kaseta: Menhexhu et-Temji'i ue Kauaidih, min. 5:36
Pyetje: A është kusht në Xherhin (kriticizmin) kundër njerëzve të bidatit që Dijetarët e sotëm të kenë Ixhma apo mjafton vetëm një dijetar i vetëm?
Përgjigje: Ky është një nga parimet e fëlliqura të mumeji’inëve – Allahu ju bekoftë. Në ç’kohë ka qenë kusht kjo Ixhma?! Dhe çfarë argumenti ka për këtë kusht?! Çdo kusht që nuk gjendet në Librin e Allahut është i pavlerë. Madje edhe sikur të ishin me qindra kushte. Kur Imam Ahmed ibn Hanbel apo Jahja ibn Me’ini bënin xherh kundër një bidatçiu, unë them: mos vallë duhet patjetër që të gjithë Imamët e Sunetit kudo në botë të pajtoheshin me këta dy se ai është bidatçi?! Dhe kur Ahmedi tha: “Ky është bidatçi”, atëherë çdo gjë mori fund. Prandaj, kur Ahmedi thoshte: “Filani është bidatçi,” të gjithë njerëzit i nënshtroheshin fjalës së tij dhe që të gjithë shkonin pas tij.
Dhe kur Ibn Me’ini thoshte, “Ky është bidatçi,” të gjithë pajtoheshin me të. A e bënin kusht ata Ixhmanë?!
(Që ixhmaja të jetë kusht) kjo është e pamundur në të gjitha dispozitat e Sheriatit!
Në rregull, kur vijnë dy dëshmitarë për të dëshmuar kundër filanit se ai ka vrarë dikë, përse nuk bëjmë kusht Ixhman e Umetit se e ka vrarë filanin?! Do të thotë, dëshmia e dy njerëzve përpara gjykatësit sheriatik kundër një filani se ai ka vrarë filanin, atëherë është detyrë për gjykatësin që të gjykojë me Sheriatin e Allahut; ose do të paguhet gjaku i të vrarit ose do të vritet vrasësi. Ai e ka për obligim që ta zbatoj ligjin e Allahut – ‘Azze ue Xhel-le -. A është kusht patja e Ixhmasë në këtë çështje? Dhe ajo është më e rrezikshme sesa çështja e bërjes tebdij’ mbi bidatçiun.
Këta janë mumeji’unë, janë njerëz të së pavërtetës (ehlul-batil), janë njerëz që thërrasin në sherr dhe janë njerëz që gjuajnë në ujëra të turbullta – siç thuhet – prandaj mos ua vini veshin këtyre marrëzive.
Pra, kur një dijetar i dijshëm bën xherh mbi një individ – Allahu ju bekoftë – është obligim pranimi i këtij xherhi.
Pastaj, nëse atë e kundërshton një tjetër dijetar i drejtë e i kujdesshëm, atëherë në këtë rast studiohet ajo që e kanë thënë të dyja palët dhe shikohet ky Xherh dhe ky Ta’dil. Kështu që, nëse Xherhi është i shpjeguar dhe i sqaruar (mufesser, mubejjen), atëherë ai merr përparësi mbi ta’dilin, edhe në qoftë se ata që bëjnë ta’dil janë të shumtë në numër.
Nëse një dijetar vjen me xherh mufesser (kritikë të shpjeguar me detaje), kurse njëzetë apo pesëdhjetë dijetarë e kundërshtojnë këtë (dijetar) duke mos patur argumente, të cilët kanë vetëm se mendim të mirë për atë individ duke u bazuar në pamjen e tij të jashtme, por dijetari që ka bërë kritikën ka argumente për xherhin e tij kundër atij individi, atëherë (në këtë rast) xherhi merr përparësi sepse ai që ka bërë xherhin ka argumente (që mbështesin kritikën kundër atij individi dhe hedhin poshtë lavdërimet e atyre dijetarëve, sh.p). Dhe përparësi merr argumenti.
Ndonjëherë argumenti merr përparësi edhe në qoftë se e kundërshtojnë të gjithë njerëzit e tokës. Atë e kundërshton e gjithë bota, por argumenti është me të dhe e vërteta është me të. Dhe Xhemati është ai që është në të vërtetën, edhe në qoftë se ai është një i vetëm, edhe në qoftë se është një njeri në Sunnet dhe e kundërshtojnë atë banorët e dy qyteteve, tre qyteteve, bidatçijtë, haku është me të, dhe i jepet përparësi argumentit dhe hakut që ka ai, kundrejt të tjerëve që kanë të pavërteta (batil).
Pra, është obligim që të respektohet haku si dhe ta respektojmë faktin dhe argumentin.
قُلْ هَاتُوا بُرْهَانَكُمْ إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ
“Thuaj: Sillni argumentet tuaja nëse jeni të jeni të sinqertë.” El-Bekare, 111
وَإِن تُطِعْ أَكْثَرَ مَن فِي الْأَرْضِ يُضِلُّوكَ عَن سَبِيلِ اللَّـهِ
“Nëse i bindesh shumicës së njerëzve që gjenden në tokë, ata do të të shmangin nga rruga e Allahut.” El-En’am, 116
Pra, shumica nuk ka ndonjë vlerë nëse nuk ka argument. Sikur të gjithë banorët e tokës të bashkoheshin - përveç një numri të vogël (që janë në hak) – në të pavërtetën (batil) dhe nuk kanë argument, atëherë ata nuk kanë ndonjë vlerë për qëndrimin e tyre, edhe në qoftë se ai i cili qëndron përballë këtyre është një njeri i vetëm apo një numër i vogël njerëzish.
Kini frikë Allahun, kini frikë Allahun në njohjen e hakut dhe të kapurit pas tij dhe pranimin e hakut, nëse ai (hak) është në përputhje me argumentin. Allahu ju dhëntë sukses të gjithëve.
Përktheu: Alban Malaj