Autor: Shejkh Mukbil Ibën Hadij el-Uadi'ij
Burimi: http://www.muqbel.net/fatwa.php?fatwa_id=974
Pyetje: Disa njerëz e refuzojnë fjalën e dijetarit të Sunetit që ka bërë xherh ndaj disa bidatçijve, me argumentin se për këtë që i është bërë xherh nuk kanë folur dijetarët e tjerë të Sunetit, dhe thotë: "Ku është filani dhe filani? Përse nuk flasin? Nëse do të kishte qenë me hak ata do ta kishin pasuar!!" Atëherë, a është kusht që kur flitet kundër një personi apo kur i bëhet xherh, duhet që t'i bëjnë xherh shumica e dijetarëve të Sunetit ose të gjithë ata? Sidomos, për arsye se ky që ka bërë xherhin ka hasur (devijime) të qarta në fjalët e këtij bidatçiu, duke iu referuar ligjëratave të tij dhe shkrimeve të tij.
Përgjigje: Po, po! Çështja o vëllezër është se njerëzit nuk kanë lexuar për Mustalahun (Shkencën e Hadithit), ose ata kanë lexuar mirëpo bëjnë pështjellim!! Ju themi juve, më e madhe se kjo: supozojmë se Ahmed Ibën Hanbel tha: ai është thikah (i besueshëm), kurse Jahja Ibën Me'iin tha: ai është kedhab (gënjeshtar). Atëherë, a e dëmton atë fjala e Jahjas, ndërkohë që atë e ka kundërshtuar Ahmed Ibën Hanbel?
Po, fjala e Jahjas është xherh mufesser (kritikë e sqaruar me argumente). Ai ka parë atë që s'e ka parë Ahmedi. Atëherë çfarë? Çfarë? Lëre atë! Edhe nëse i ka bërë xherh vetëm Jahja Ibën Me'iin. Atëherë, në bazë të kësaj, nëse ngrihet ndonjë prej ulemave të kësaj kohe dhe i bën të qarta dëshmitë për devijimin e Muhamed Gazalit, apo të Jusuf Karadauit, apo të menhexhit të el-Ikhuanul-Muflisiin, ne e pranojmë atë dhe është obligim pranimi i tij.
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنْ جَاءَكُمْ فَاسِقٌ بِنَبَإٍ فَتَبَيَّنُوا أَنْ تُصِيبُوا قَوْمًا بِجَهَالَةٍ فَتُصْبِحُوا عَلَى مَا فَعَلْتُمْ نَادِمِينَ
"O ju që besoni! Nëse ndonjë njeri i prishur ju sjell ndonjë lajm, sigurohuni mirë (në është i vërtetë), për të mos i bërë dëm ndokujt padashje, e të pendoheni pastaj për atë që keni bërë." [el-Huxhurat, 6]
Nëse na vjen ai që është i drejtë, e pranojmë, ashtu siç kuptohet nga ajeti. Nëse na vjen ai që është i drejtë e pranojmë. Po ku jeni ju me këtë ajetin që tregon se nëse na vjen një njeri i drejtë me lajm, ne e pranojmë prej tij, e nëse na vjen i prishuri me lajm, ne e verifikojmë atë?! Atëherë çfarë o vëllezër? E rëndësishme është se ata njerëz janë pështjelluesa, janë kundërshtarë të Ulemave tanë të hershëm dhe të Ulemave tanë të mëvonshëm. Dhe të gjitha lavdet janë për Allahun. Dhe me të vërtetë unë e lavdëroj Allahun – SubhaneHu ue Te'ala -, se njerëzit s'të zënë besë ty o budalla dhe as fjalëve të tua.
Na bënë vizitë disa vizitorë nga Franca dhe unë i thashë njërit prej tyre: "Çfarë gjykimi kanë votimet?" Ai tha: "Ato janë tagutije." Unë i thashë: "Kush ta ka thënë këtë?" Ai tha: "E kemi dëgjuar në një kasetë të Ebi 'Abdur-Rrahmanit (Mukbil Ibën Hadij) se ato janë tagutije." Është e vërtetë o vëllezër, ata janë ashtu siç thotë Ebu Muhammed Ibën Hazm: "Mukalidi është si ai që po mbytet, i cili përpiqet të mbahet fort mbas çdo gjëje, qoftë edhe me alga." Po, ata janë njerëz të gjorë, puna e tyre është siç kanë thënë: "Më vrisni mua megjithë Malikun dhe vriteni Malikun megjithë mua."
Dhe unë them juve: vërtet Allahu – SubbhaneHu ue Te'ala – merr hak për të dashurit e Tij dhe është Ai i Cili i bën njerëzit të shikojnë dhe është Ai i Cili i bën të qarta skandalet tuaja. Kurse ne s'kemi mundësi, s'kemi mundësi ta kurojmë pështjellimin tuaj, por ama ne nuk kemi për t'ju lënë, in shaa`e Allahu Te'ala.
Përktheu: Alban Malaj