Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Nëse shikon dikë që të lavdërojë njerëzit e të keqes dhe dijetarët e devijimit, atëherë dije se ai është i prishur, i pabindur dhe i devijuar, ngase ai nuk i lavdëron ata veçse për shkak se i do ata dhe e lejon rrugën e tyre. Dhe nëse shikon dikë që të lavdërojë Ehli-Sunetin, Imam Ahmedin, Ibnul-Mubarakun, po ashtu lavdëron Imamët e Tabi'inëve dhe ata që erdhën mbas tyre, atëherë dije se ai është njeri i mirësisë, ngase ai nuk e lavdëron Ehli-Sunetin veçse për shkak se ai e do Sunetin dhe kapjen mbas tij.
Nga kjo nxjerrim mësim se disa vëllezër apo disa kërkues të diturisë i lavdërojnë disa bidatçij apo njerëz të epsheve dhe mendimeve devijante, dhe nuk i shohin mendimet dhe drejtimet e tyre. Ky është rrezik i madh. Dhe ata i shajnë njerëzit e mirësisë dhe i përçmojnë, ngase dëgjojnë ata (bidatçijtë dhe njerëzit e epsheve dhe mendimeve devijante) duke përçmuar njerëzit e mirësisë dhe u besojnë. Ky pra është rrezik i madh. Nëse ai përçmon njerëzit e mirësisë, njerëzit e dijes dhe njerëzit e Sunetit, kurse nga ana tjetër lavdëron njerëzit e mendimeve dhe drejtimeve devijante, ky është rrezik i madh, edhe nëqoftëse ai nuk ulet me ta, por vetëm me fjalë, pa u ulur me ta. Po.Pra, kjo na tërheq vërejtjen për këtë gjë, në të cilën kanë rënë sot shumë prej njerëzve. Po.
Video në AudioSelefi.org
Përktheu: Alban Malaj