Autor: Shejkh Muhamed bin Hadij el’Medkhalij
Dhe në këtë kohë – mjerisht – thonë: “Filan thirrësi ka moral, të gjithë njerëzit e duan atë.” Nëse sheh se një person e duan të gjithë, dije se ai është lajkatar. Pejgamberët, nuk i donin të gjihë njerëzit. Allahu u bëri atyre armiq, e ç’do të thotë kjo? Do të thotë me një mënyre tjetër: Nuk urdhëron për të mirë dhe nuk ndalon nga e keqja. Të gjithë njerëzit janë rehat prej tij; të gjithë njerëzit janë rehat prej tij, janë dashamirët e tij.
Kjo do të thotë se ai është lajkatar, përndryshe Allahu – Subhanehu ue Te’ala - u bëri Pejgamberëve armiq nga njerëzit dhe xhinët. Nëse i sheh njerëzit se thonë për njërin: “Ma sha Allah, këtë nuk e urren as edhe një njeri, të gjithë njerëzit e duan.” Dije, se ai është lajkatar, sepse ai nuk bën diçka për Allahun, nëse do bënte diçka për Allahun, do vëreje se njerëzit e të pavërtetës do ta urrenin atë, njerëzit e shirkut do ta urrenin atë, njerëzit e bidatit do ta urrenin atë, atë e duan vetëm se njerëzit e Teuhidit dhe njerëzit e Sunnetit si dhe njerëzit e devotshmërisë. Ndërsa, ta duan të gjithë njerëzit dhe të mos ketë asnjë që e urren atë, kjo tregon se ai është lajkatar.
Përktheu: Jeton Shasivari