Bismilah...

Autor: Shejkh 'Abdul-Muhsin el-'Abbad

Pyetje: Thotë (pyetësi) o Shejkhu ynë, ju përmendët mbrëmë se kush nuk e bën bidatçi bidatçiun nuk vihet tok me bidatçiun dhe nuk obligohet që të pasojë atë që shpalli bidatçi. Kanë përmendur disa prej njerëzve të dijes se kush nuk e bën bidatçiun bidatçi vihet tokë me të (me bidatçiun). A është khilafi tek kjo çështje khilaf në shprehje?

Përgjigje nga Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad: Bidatçiu... të bërit bidat... po, ka njerëz nga Ehlul-Bid’ah, çështja e të cilëve është e qartë, janë larg Sunetit dhe nuk janë prej Ehli-Sunetit dhe e luftojnë Sunetin. Suneti është në një lëndinë kurse ata janë në një lëndinë tjetër. Kush nuk i bën bidatçij ata s’ka dyshim se është bidatçi.

Kurse sa i takon njerëzve nga Ehli-Suneti që bëjnë gabime... domethënë... ndonjëfarë gabimi apo kuptim i gabuar, atëherë për ta nuk thuhet se janë njësoj si ata dhe nuk thuhet se kush nuk e bën atë bidatçi bëhet bidatçi.”

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj