Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=129056

Pyetje:

Pyetja e tetë thotë: Në mesin e të rinjve është përhapur një devotshmëri e rreme, e ajo është: Nëse i dëgjojnë ata që japin këshilla e që janë nxënës dije apo dijetarë, të cilët paralajmërojnë kundër bidateve dhe njerëzve të tyre si dhe për menhexhin e tyre, dhe e tregojnë gjendjen reale të tyre dhe i refuzojnë ata, dhe ndoshta i përmendin edhe emrat e disave prej tyre, edhe në qoftë se personi ka vdekur, ngase njerëzit bien në fitnen e tij. Të gjithë këtë e bëjnë për ta mbrojtur këtë Fe dhe për t’i demaskuar ata që bëjnë pështjellime dhe që fshihen në radhët Umetit duke përhapur përçarje dhe armiqësi në mesin tyre. Andaj, çfarë mund të na thoni për këtë çështje?

Përgjigje:

Parimi në këtë është tërheqja e vërejtjes ndaj gabimit, devijimit dhe identifikimi i gabimit për njerëzit, edhe në qoftë se është e nevojshme përmendja e emrave të personave, në mënyrë që njerëzit mos të mashtrohen me ta. Sidomos, personat që kanë devijime në ideologji, apo devijime në metodologji, dhe ata janë të njohur tek njerëzit dhe njerëzit kanë mendim të mirë për ta, kështu që nuk ka problem të përmenden emrat e tyre dhe të paralajmërohet kundër tyre.

Dijetarët studionin dijen e Xherhit dhe T’adilit dhe përmendin transmetuesit, si dhe flisnin keq për ta, jo për shkak të personaliteteve të tyre, por me këtë synonin këshillimin e Umetit që mos të marrin prej tyre gjëra në të cilat ka marrëzi në fe si dhe gënjeshtra për të Dërguarin e Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.

Pra, së pari, parimi është që të tërhiqet vërejtja ndaj gabimit dhe nuk përmendet personi që e ka këtë gabim, nëse përmendja e emrit të tij sjell dëme apo nuk ka dobi në përmendjen e emrit të tij. Por nëse është e nevojshme që të përmendet ai me emër në mënyrë që të paralajmërohen njerëzit kundër tij, atëherë kjo është këshillë për Allahun, për Librin e Tij, për të Dërguarin e Tij, për udhëheqësit e muslimanëve dhe për njerëzit në përgjithësi.

Përmendet emri i këtij që u bën pështjellime njerëzve apo bën propaganda në mesin e njerëzve, si për shembull nëse është aktiv (në D’auet) me njerëzit, dhe njerëzit kanë mendim të mirë për të dhe i marrin kasetat dhe librat e tij, duhet patjetër që të sqarohet se ky ka këtë dhe këtë gabim, nuk i zihet besë atij dhe nuk i zihet besë për atë që ka bërë ai (në d’auet), ngase në të ka dëm për njerëzit.

Duhet patjetër që të dalin në shesh çështjet, jo për të gjurmuar personat apo për t’u kënaqur (me gabimet e tyre), por për hatër të këshillës për Allahun, për Librin e Tij, për të Dërguarin e Tij, për udhëheqësit e muslimanëve dhe për njerëzit në përgjithësi.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari