Pyetësi: Allahu ju dhëntë të mira, o Shejkhu jonë
Shejkh Shejkh Abdul'-Aziz el-Bura’i: Allahu ju ruajttë.
Pyetësi: Kemi një pyetje tjetër: Cila është këshilla juaj për vëllezërit selefij të cilët futen në Facebook duke patur për qëllim të bëjnë d’auet dhe debatojnë me hizbijtë në përgjithësi si dhe me halebistat në veçanti, cila është këshilla juaj për ta?
Shejkh Abdul'-Aziz el-Bura’i: Unë i këshilloj që të largohen (nga Facebooku), ngase – Allahu të bekoftë – debati me njerëzit e të kotës është një derë nga dyert e devijimit. Dhe sa e sa prej debatuesve me njerëzit e të kotës kanë rënë në kurthet e tyre dhe janë bërë hizbij bashkë me ta. Andaj, për këtë arsye, unë i këshilloj ata që të largohen.
Selefët largoheshin nga pasuesit e bidateve, largoheshin nga pasuesit e bidateve dhe nuk debatonin me ata, nuk i debatonin. Braktisini ata dhe nëse ti ke kualifikim, nëse je i kualifikuar për të shkruar, atëherë bëj një hulumtim duke e shkruar atë dhe përhape. Porse që ti të hapësh një derë për të debatuar me njerëzit e bidatit, atëherë unë nuk ta këshilloj ty.
Përktheu: Jeton Shasivari