Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: http://www.alwaraqat.net/showthread.php?7101

Pyetje:

A lejohet dhënia e selamit pasuesve të bidatçiut, nëse ata kanë fanatizëm për të dhe a lejohet bojktimi (hexhri) i tyre?

Përgjigje:

Së pari duhet patjetër të përkufizojmë se çka është bidati, ngase shumë prej atyre që i atribuohen kërkimit të dijes, çdonjëri që i kundërshton në ndonjë gjë, ata i thonë: “Ti je bidatçi.” Sepse ata nuk e dijnë se ç’ështe bidati. Patjetër ta përkufizojmë bidatin, sepse shumë prej atyre që i atribuohen kërkimit të dijes në këtë kohë, i quajnë bidat ato gjëra që nuk janë bidate, çdo njëri që i kundërshton për ndonjë gjë, i thonë: “Ti je bidatçi.” Kjo nuk është në rregull dhe nuk lejohet.

Bidati është të sjellësh diçka të re në fe, që nuk është prej fesë, siç ka thënë – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –:

منْ أَحْدَثَ في أَمْرِنَا هذا مَا لَيْسَ مِنْهُ فَهُوَ رَدٌ

“Kush sjell diçka të re në çështjen tonë (në Fenë tonë) e që nuk është prej saj (prej Sheriatit), ajo është e refuzuar.”

مَن عمِلَ عَملاً لَيْسَ عَليْهِ أمْرُنا فَهُوَ رَدٌّ

“Kush bën një vepër që nuk ka të bëjë me çështjen tonë (Fenë tonë), ajo është e refuzuar.”

Bidat është që të shpiket në fe një adhurim që nuk ka argument për të nga Libri i Allahut dhe as nga sunneti i të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, ky është bidati, dhe ai që është në këtë gjendje, ai është bidatçi.

Është detyrë që bidatçiu të këshillohet dhe të thirret për te Allahu dhe ta frikësosh atë (duke ia përkujtuar) Allahun. Nëse ai ka paqartësi dhe dyshime, i sqarohet atij e vërteta. Në qoftë se ai nuk e ka të qartë diçka, i sqarohet atij e vërteta dhe i ngrihen argumentet, nëse ai ngul këmbë pas kësaj, atëherë ai është bidatçi.


Është obligim që ai të braktiset dhe të paralajmërohet kundër tij dhe të largohesh nga ai. Çdonjëri që pajtohet me bidatin e tij, dhe e pason atë, nuk e pranon këshillën dhe nuk e braktis atë (bidatçiun), atëherë ai (pasuesi) braktiset sikurse ai (bidatçiu). Sepse ai që pajtohet me bidatçiun dhe pajtohet me bidatin e tij, ai është bidatçi sikurse ai. Andaj, ai (pasuesi) braktiset sikur bidatçiu.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari