Autor: Shejkh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=144618
Pyetje: Cili është gjykimi për atë që është nga Ehli-Suneti dhe Xhemati, i cili thotë se kur Allahu zbret në një të tretën e natës, Arshi ndahet nga Ai?
Përgjigje: Ky pyet, nëse Ai zbret në qiellin e dynjasë, a ndahet Arshi nga Ai apo jo? Ne themi nga ana e edukatës: mos hulumto për këtë. Kurse unë i them atij që më pyeti: ti je bidatçi! Unë po shoh që ti je veçse një bidatçi! Dhe falendero Zotin tënd që të kam lejuar që të qëndrosh në mësim, se përndryshe do të të kisha ndjekur ashtu siç e ndoqi Maliku atë që e pyeti për mënyrën e Istiuasë, sepse Sahabët, kur u foli i Dërguari për këtë, a thanë: “A ndahet Arshi nga Allahu apo jo?”
Përktheu: Alban Malaj