Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Kjo pyetje është nga një prej studentëve që kanë ardhur të studjojnë me bursë (në Arabinë Saudite), i cili thotë: Në vendin tonë janë shtuar bidatçijtë. Ne e njohim udhëzimin e Selefëve në trajtimin e bidatçijve. Porse ne kërkojmë nga ju që të na udhëzoni se si të sillemi me njerëzit e bidatit, sidomos për vendet e qafirave, ku Muslimanët janë të paktë. Pra, ai pyet si të sillen me njerëzit e bidatit.

Përgjigje: Largohesh nga ata, nuk përziesh me njerëzit e bidatit dhe as nuk ulesh me ata. Largohu nga ata, që të shpëtosh nga bidati i tij. Dhe nëse ke dije dhe mundësi që t’i këshillosh ata, të debatosh me ta dhe t’i sqarosh, kjo është detyrë për ty. Po.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj